E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termeti trondit brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara

Nje termet prej 5.8 ballesh ka tronditur pjese te mira te brigjeve lindore te Shteteve te Bashkuara duke lekundur ndertesat dhe nxjerre ne rruge punonjesit e zyrave ne qytete si Washingtoni.

Termeti shkundi rajonin mbasditen e se martes. Insituti Sizmiologjik thote se termeti e kishte epiqendren ne afersi te qytetit Mineral ne Virxhinia ose 135 kilometra ne jugperendim te Washingtonit. Termeti eshte i dyti me i fuqishem ne Virxhinia qe nga viti 1897.

Autoritetet evakuuan ndertesen e Kongresit Pentagonin dhe ndertesa te tjera federale perfshi zyrat qendrore te Zerit te Amerikes e cila perkohesisht ndaloi transmetimet e zakonshme pas termetit. Muzeumet kryesore te Washingtonit po ashtu u mbyllen dje.

Lekundjet e termetit u ndjene deri ne Boston perfshi Marthas Vineyard Massachusetts ku Presidenti Barak Obama po kalon pushimet. Lekundjet po ashtu u ndjene ne perendim deri ne Pittsburgh Pennsylvania dhe ne jug deri ne Atlanta Georgia.

Sistemi i trasnportit ne New York dhe qytete te tjera rifilloi pas vonesave. Zyrtaret federal thone se dy reaktore berthamor ne kontene Louisa te Virxhinias u fiken automatikisht nga sistemet e sigurise. Zyrtaret po shkonin ne zone per te bere inspektime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›