Enigma e bunkerit të vdekjes
Dëshmitë e diskutuara deri më tani përcaktojnë se gjatë ditëve të fundit të Rajhut të Tretë kremtime të shumta u kryen në terren e Kancelarisë së Rajhut përballë dëshmitarësh të ndryshëm që qenë kandisur të besonin se trupat që panë të kremoheshin qenë ato të Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit.
Gjithashtu do të dukej se Heusemann dhe Echtmann, të dy teknikët dentarë të lidhur me dentistin e Hitlerit, Profesor Blaschke, gënjyen veten në mendimin se posedonin aftësi të mjaftueshme për të identifikuar mbetjet njerëzore të gjetura nga sovjetikët si ato të Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit. Megjithatë, përparimi i hetimeve të sovjetikëve qe aq i shpejtë, sa kish filluar të shembej edhe përpara se të mund qenë kapur problemet me dëshminë e Heusemann dhe Echtmann.
Problemet e sovjetikëve filluan më 8 maj, ditën që u krye autopsia e mbeturinave të supozuara të Hitlerit, kur një “trup i dëmtuar dhe i shpuar nga plumbat u identifikua si Hitleri” u gjet në rrënojat e bunkerit. Një korrespondent amerikan i luftës, Joseph ("Joe") Ë. Grigg, Jr, raportoi me krenari nga Berlini se trupi i Hitlerit pothuajse me siguri ishte gjetur. Megjithatë, shpejt Grigg u shtrëngua që ta tërhiqet. Më 10 maj, ai raportoi se "katër trupa, të nxirë e të djegur, që dukej se i përgjigjeshin dukjes së Hitlerit, qenë nxjerrë zvarrë nga gërmadhat e Kancelarisë".
Duke pasur parasysh se brenda 5 ditëve ata kishin gjetur 6 kufoma, çdonjëri prej të cilëve mund të kish qenë i Hitlerit, konkluzioni i Grigg ishte me të drejtë pesimist.
Fillimisht trupat u varrosën në një vend të panjohur në afërsi të Berlinit, më pas u zhvarrosën dhe u lëvizën për në Finov të Bashkimit Sovjetik dhe më pas u zhvarrosën sërish dhe u rivarrosën në Rathenau të Gjermanisë, më 3 qershor 1945. Por udhëtim nuk përfundoi këtu.
Një muaj më vonë, ata u çuan në Friedrichshagen të Gjermanisë, ku një prej truprojave të Hitlerit, Harry Mengershausen, u pyet që tu hidhte një sy për qëllime identifikimi. Do të ishte e vështirë të jepej një shpjegim për këtë udhëtim, në qoftë se sovjetikët do të ishin të sigurt se trupat që kishin gjetur qenë realisht ato të çiftit Hitler.
Në fillim të qershorit, shkalla substanciale e mashtrimit u bë e dukshme, kur u zbulua se bunkeri ishte mbushur me trupa individësh të ndryshëm, që mbanin të veshur pantallonat e Hitlerit. Më 9 qershor, gjatë një konference shtypi, të ndjekur nga gazetarët britanikë, amerikanë, francezë dhe rusë, komandanti ushtarak sovjetik, Marshali Georgi K. Zhukov, pranoi se ata “nuk kishin gjetur asnjë kufomë që mund të ishte e Hitlerit”. Komandanti sovjetik i Berlinit, Gjeneral Koloneli Nikolai E. Bezarin, shpjegoi se rusët kishin "...gjetur disa trupa në Kancelarinë e Rajhut të Hitlerit me emrin e Fyhrerit në rrobat e tyre.
Zhukov u tha gazetarëve se tani e konsideronte një mundësi serioze faktin që Hitleri të ish arratisur nga Berlini nëpërmjet ajrit. "Ai mund të ketë fluturuar në momentin e fundit, pasi kishte një fushë aviacioni në dispozicionin e tij”, tha ai. Në mënyrë të habitshme, një prej kufomave të vëna mund ti ketë përkitur armikut të betuar të Hitlerit, Admiralit Wilhelm Canaris, kreut të dyfishtë të Abwehr (inteligjencës ushtarake gjermane), i cili ishte arrestuar dhe dënuar me vdekje për pjesëmarrje në atentatin e 20 korrikut 1944. Në dhjetor të vitit 1950, Willy Jenke, adjutanti i Canaris, i tha autorit britanik Ian Colvin se sapo kish marrë informacion të freskët rreth fatit të Canaris nga Johannes Toeppen, një ish njohje e vjetër, i cili kish qenë kryellogaritar i Abwehr.
Toeppen i kish thënë Jenke se "Canaris ishte parë në Berlin rreth 20 prillit 1945, nën përcjellje të rreptë dhe më pas atij i qe thënë se Admirali ishte pushkatuar dhe varrosur në kraterin e një bombe më 23 prill, në kohën që Hitleri po urdhëronte disa prej ekzekutimeve të tij të fundit”.
Nga qershori 1945, sovjetikët mund të kishin qenë pothuajse të sigurt se nuk e kishin gjetur kufomën e Hitlerit. Megjithatë, nga ai moment e prapa, më shumë se ta pranonte perspektivën se trupi i Hitlerit mund të mos gjendej kurrë, Stalini mbështeti idenë se Hitleri ishte arratisur nga bunkeri. Ndërsa merrte pjesë në Konferencën e Postdamit në korrik të vitit 1945, gjatë bisedave me Sekretarin amerikan të Shtetit, James F. Byrnes dhe Admiralin e Flotës, William D. Leahy, Stalini shprehu bindjen e patundur se Hitleri ishte akoma gjallë. Në fakt, në gusht të 1945 akuzoi britanikët për “fshehje të Adolf Hitlerit të vërtetë të gjallë, në sektorin e tyre të Berlinit”.
Gjatë javës së fundit të prillit dhe ditët e para të majit 1945, bota ndodhej nën paqartësi të konsiderueshme për sa i përket vendndodhjes së Hitlerit. Raportet që Hitleri kishte shkuar në Berlin për të kryer mbrojtjen e qytetit, u hodhën poshtë si propagandë. Midis raporteve të shumta lidhur me këtë subjekt, disa pretendonin se Hitleri tashmë ishte i vdekur.
Raporti i parë i tillë vinte nga një “diplomat i lartë”, që kish arritur të kalonte pa u prekur në Zvicër. Më 28 prill, ai thoshte se Hitleri dhe Goebbels qenë ekzekutuar tri ditë më parë. Të nesërmen, gazetat raportuan se sipas një “burimi të lartë diplomatik” Himmler e kishte helmuar Hitlerin. Prononcimi i parë zyrtar lidhur me fatin e Hitlerit u bë në orën 10 e 27 minuta të 1 majit 1945, kur Admirali Karl Doenitz deklaroi në Radion Hamburg se Hitleri kishte "rënë në vendin e tij komandues në Kancelarinë e Rajhut, duke luftuar deri në frymën e fundit kundër bolshevizmit dhe për Gjermaninë”.
Megjithatë, problemi nëse Hitleri realisht kishte vdekur ose jo u eklipsua menjëherë nga problemi sesi ai kishte vdekur.
Një zëdhënës i Foreign Office britanik e hodhi poshtë idenë se Hitleri kishte ndërruar jetë duke luftuar si “gjepura”.
Më 3 maj, sovjetikët nxorën një komunikatë që deklaronte se Dr Fritzsche kish bërë një deponim në të cilën deklaronte se Hitleri, Dr Goebbels dhe Gjenerali Hans Krebs kishin kryer të gjithë vetëvrasje në bunker. Megjithëse sovjetikët qenë me të drejtë dyshues, radioja shtetërore e Moskës sugjeronte se ai qe një “një tjetër mashtrim fashist”, për të lehtësuar arratisjen e Hitlerit, teoria e vetëvrasjes u kap sërish nga shtypi perëndimor. Në mënyrë intriguese, ekziston dëshmi se publiku u parapërgatit që ta pranojë teorinë e vetëvrasjes.
Legjenda e vetëvrasjes u përdor për ta diskredituar Hitlerin në sytë e ndjekësve të tij dhe mbytur nxitjen e tyre, për ti rezistuar pushtimit të huaj.
Në shtator të 1945, Gjeneral Brigade Dick White, komandant i Zyrës së Inteligjencës në Zonën Britanike të Pushtimit, ngarkoi Majorin Hugh Trevor-Roper, një historian të ri që kish diplomuar në Oxford, i cili qysh nga viti 1943 kishte mbikëqyrur punën e Seksionit të Radio Inteligjencës të Shërbimit Sekret, për të hetuar rrethanat e vdekjes së supozuar të Hitlerit. Kjo qe faza hapëse e fabrikimit nga ana e establishmentit britanik të një narrative të ditëve të fundit të Rajhut të Tretë që hiqte qafe Hitlerin “mit”. Trevor-Roper qe një zgjedhje kurioze për një detyrë të tillë.
Gjatë tri muajve të fundit të 1945, sipas historisë zyrtare, Trevor-Roper dhe një ekip agjentësh inteligjence udhëtuan nëpër Gjermani, duke gjetur dhe marrë në pyetje të mbijetuar nga bunkeri. Megjithatë, kjo procedurë nuk solli ndonjë rezultat të madh, ndoshta sepse shumica e të mbijetuarve u internuan në burgjet dhe kampet e përqendrimit sovjetike. Përveç zbulimit të një ditari të supozuar të Heinz Linge, kamerierit të Hitlerit, Trevor-Roper arriti vetëm një gjë të veçantë: bërjen e intervistave me Gerda Christian, e cila kish qenë një prej sekretareve të Hitlerit dhe me Else Krueger, e cila kish qenë sekretarja e Martin Bormann. Në mënyrë të habitshme, Trevor-Roper duket se nuk kish intervistuar asnjë dëshmitar që kish rënë në duart e amerikanëve, që nënkuptonte pjesën më të mirë të atyre që gjendeshin jashtë burgjeve sovjetike.
Burimet kryesore të Trevor-Roper qenë përmbledhje informacionesh që tashmë qenë parapërgatitur për të nga inteligjenca amerikane. Duke qenë se kishte pak të mbijetuar nga bunkeri në duart britanike dhe se Trevor-Roper nuk kishte qaje tek të mbijetuarit nga bunkeri në duart e sovjetikëve, detyra e tij në thelb duket se ka qenë ajo e krijimit të një narrative koherente nga informacioni që po merrte dhe që nuk kishte asnjë mundësi për ta vlerësuar vetë.
Për çudi, Trevor-Roper i bëri “konkluzionet” e tij publike më pak se dy muaj, pasi kish filluar hetimin . Në një konferencë për shtyp më 1 nëntor 1945, Trevor-Roper u paraqit para gazetarëve me një deklaratë që konsistonte në pak më shumë se një narrativë e javës së fundit ose pak më shumë e jetës së Hitlerit.
Ajo përshkruante se si Hitleri kish kryer vetëvrasje, ndoshta duke e qëlluar veten në gojë. Megjithëse Trevor-Roper u tha gazetarëve se deri më tani kishte folur me rreth 20 dëshmitarë, deklarata nuk përmendi as edhe një emër të tyre.
Kapitulli final i deklaratës së Trevor-Roper i hidhte poshtë teoritë se Hitleri mund të ish arratisur nga Berlini. Në këtë pjesë, bëhet e qartë në mënyrë të dukshme se hetimi i tij ishte konceptuar që të çonte në konkluzione të paracaktuara.