PS, mbledh sot kryesinë e partisë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e partisë. Mbledhja e kryesisë së partisë bëhet për të analizuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe hapat e mëtejshme që Partia Socialiste do të ndërmarrë. Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e kryesisë nuk janë thirrur edhe disa përfaqësues të kryesisë të Partisë Socialiste si sekretarja për barazinë gjinore dhe shanseve të barabarta Edlira Haxhiymeri dhe ish kryeredaktorja e gazetës "Zëri i Popullit" Eva Allushi.