E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët për student tërheqin formularin A2

Kandidatët për studentë dynden drejt gjimnazeve për të tërhequr formularin A2. Dokumenti i cili u jep mundësinë të rinjve të rregjistrohen në degët e preferuara, tashmë prej së premtes gjendet në çdo gjimnaz. Në këtë formular, çdo maturant kandidat për në shkollën e lartë, ka të drejtë të përzgjedhë sipas një rendi preferencial 10 degët ku ai dëshiron të studiojë.
Afati i dorëzimit të formularit A2 është data 11 korrik, ndërsa më 15 të po këtij muaji të gjitha drejtoritë e shkollave duhet të kenë bërë dorëzimin e tyre pranë agjensisë së pranimit në institucionet e arsimit të lartë. Përzgjedhja e studentëve të rinj do të bëhet duke u bazuar në rezultatet e tre porovimeve të maturës shtetërore dhe mesatares së katër viteve të gjimnazit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›