E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Dalja nga recesioni, për disa vjet

Seattle, 18 gusht - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka vlerësuar se do të duhen disa vjet që SHBA të dalë nga recesioni, duke paralajmëruar votuesit para zgjedhjeve për Kongres në vjeshtë, se cilido kandidat që premton rimëkëmbje të shpejtë këtë e bën vetëm për të përfituar votën e tyre.

“E vërteta është se do të na duhen disa vjet për të dalë plotësisht nga recesioni. Do të na duhet kohë për të kthyer tetë milionë njerëz në punë. çdonjëri që thekson të kundërtën, vetëm dëshiron votën tuaj”, ka thënë Obama në Seattle, në promovimin e kandidates demokrate për Kongres, senatores Patty Murray.

Siç raporton AFP, 60 për qind e amerikanëve mendojnë se vendi është në drejtim të gabuar. Dhe demokratët nuk duhet të nënvlerësojnë rëndësinë e ekonomisë për votuesit, pasi që 91 për qind e amerikanëve mendojnë se ky është problemi kryesor, me papunësinë pak më mbrapa.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›