Problemet e turizmit ne Shqiperi
Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ka vene re probleme te shumta qe kane cenuar te drejtat dhe lirite e qytetareve te cilet kane hasur ne veshtiresi per kalimin e pushimeve ne muajt Korrik - Gusht 2010 ne Shqiperi. Turisteve shqiptare apo te huaj u eshte dashur te perballen me pengesa dhe veshtiresi te shumta. Ne teresi ne pjesen me te madhe te zonave turistike ka munguar furnizimi me uje dhe ne disa raste edhe nderprerje te energjise elektrike pavaresisht temperaturave te larta ne vend. Ne shume nga qytetet turistike ka pasur nje shkalle te ulet sigurie e shkaktuar nga niveli i larte i kriminalitetit, gje e cila eshte vene re nga konsumimi i disa veprave penale me rrezikshmeri te larte shoqerore si vrasjet, grabitjet, vjedhjet, aksidentet automobilistike etj. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve nder te tjera konstaton si nje fenomen te paprecedent dhe te padenje per nje shoqeri Evropiane, e cila nuk konstatohet as ne vendet me te pazhvilluara afrikane. Ditet e fundit mijera turisteve u eshte dashur te perballen me bllokimin e rrugeve nga protestues qe ngrene barrikada neper rruget nacionale duke bere kerkesa te ndryshme.
Ne keto kushte Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ben apel per nje marredhenie me transparente mes shtetit dhe qytetareve duke rekomanduar:
Publikimin nga ana e policise rrugore te informacionit mbi situaten e rrugeve ne Shqiperi, duke informuar se ne cilat rruge punohet dhe jane ne ndertim dhe ne cilat qarkullohet lirisht.
Ndeshkimin e rrepte te cdo tentative per bllokim aksesh rrugore, qofshin ato dhe nga protesta masive.
Publikimin e sakte dhe informimin e publikut nepermjet nje buletini periodik mbi nivelin e kriminalitetit dhe llojin e veprave penale, qe kryhen ne zona te ndryshme turistike duke qartesuar dhe garantuar apo jo shkallen e sigurise ne keto zona per turistet shqiptare dhe te huaj.
Publikimin paraprak nga OSSH dhe Ndermarrjet e Ujesjelles-Kanalizimeve ne fillim te cdo sezoni turistik mbi frekuencen dhe oraret e furnizimit me uje dhe energji elektrike. Qytetaret kane te drejte te dine paraprakisht se ne zonat qe ata do te pushojne do te kete apo jo furnizime te kufizuara me uje dhe energji dhe jo te ndodhen perballe te papriturave te pakendshme.
Publikimin periodik dhe te detajuar mbi shkallen e ndotjes ne zona te ndryshme te bregdetit duke zhvilluar analizat higjieno-sanitare ne menyre sistematike.
Vendosjen e rregullave te qarta dhe te dukshme mbi kufijte dhe shenjat ndarese midis publikut dhe mjeteve motorike detare me qellim parandalimin e aksidenteve.
Publikimin e shifrave te sakta dhe te detajuara te numrit te turisteve te ardhur ne Shqiperi, duke specifikuar edhe sipas shtetesise dhe kombesise per te pasur nje tablo me reale te nivelit te turizmit.
Marrjen e masave ne menyre te detyrueshme dhe te planifikuara per heqjen e mbetjeve urbane nga zonat turistike.
Hartimin e nje strategjie dhe plani pune ku te ndahen qarte pergjegjesite, raportet dhe detyrat midis operatoreve privat dhe pushtetit lokal.
Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve rekomandon qe te gjitha keto masa te jene pjese e hartimit paraprak te fushates para turistike duke shmangur propaganden fiktive.