E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Evropianët të ngathët për masat antikrizë

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se kriza financiare në Evropë po frikëson botën. Ai tha se udhëheqësit evropian kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur për të trajtuar situatën.

Gjatë një fushate elektorale në shtetet perëndimore amerikane, presidenti sugjeroi se ky dështim ka ndikuar në rimëkembjen e ekonomisë amerikane dhe ka shkaktuar probleme në mbarë botën.

Vendet evropiane, tha  Obama, nuk e kan marrë veten tërësisht nga kriza financiare e vitit 2007 apo trajtuar plotësisht të gjitha sfidat që përballej sistemi i tyre bankar.

Duke folur para një audience në Kaliforni,  Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit për të miratuar  legjislacionin e tij për vendet e punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›