Malaj PS pergjegjesi kryesore nese refuzohet statusi

Deputeti socialist Arben Malaj deklaron publikisht se përgjegjësia kryesore në rast të refuzimit të statusit të vendit kandidat, është e opozitës. Gjatë një komunikimi me mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Malaj thotë se çdo vonesë në miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar duhet të eliminohet.
Në mbledhjen e grupit, të drejtuar nga Gramoz Ruçi, deputetet socialistë u njohën edhe me paktin 10 pikësh të bërë publik ditën e premte nga kryetari i Partisë, Edi Rama.
I pyetur a jeni konsumuar drafti me forumet drejtuese apo është hartuar nga kryetari? Malaj thotë se “Sot diskutuam për të. Duhet hedhur një hap drejt bashkëpunimit, pa të nuk mund të shpresojmë për integrim”.
Malaj u tregua i rezervuar përpara kamerave teksa komenton këtë propozim. Por ai ka shprehur kritika të forta ndaj këtij pakti gjatë një interviste për gazetën “Panorama”. Në këtë intervistë ai thekson se i ashtuquajturi pakt kombëtar duhej të ishte diskutuar dhe miratuar fillimisht në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Thënë ndryshe, Malaj e konsideron si propozim individual dhe nënvizon faktin se mungesa e diskutimit në Asamble cenon kredibilitetin e propozimit dhe minimizon shanset për realizimin e tij. Sepse, sipas deputetit socialist, një propozim i tille duhet të kishte një proces transparent, sa më gjithëpërfshirës dhe duhej të zyrtarizonte në publik vullnetin e qartë të
Partisë Socialiste.