E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kuvendi i ri serb do të ketë edhe katër parti të pakicave në vend, por asnjë deputet shqiptar.
 

Lista e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, shifër kjo e pamjaftueshme për ta kaluar pragun prej 0,40 për qind.
 

Deputeti i vetëm shqiptar, në përbërjen e fundit parlamentare në Serbi, ishte Riza Halimi i PVD-së.
 

Ndërsa, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa ka thënë se shqiptarët mbetën pa deputet për shkak të dobësimit së partisë së Halimit.
 

Ai ka konfirmuar se partia e tij i ka fituar bindshëm zgjedhjet dhe do të konstituojë në Preshevë një kuvend komunal “qind për qind” shqiptar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›