Obama I zemeruar nese akuzat ndaj personelit te Sherbimit Sekret konfirmohen

Presidenti Barak Obama tha dje se ai pret te zhvillohet nje hetim rigoroz lidhur me akuzat per sjellje te papershtatshme nga ana e disa anetareve te personelit te Sherbimit Sekret ne Kolumbi duke paralajmeruar se ai do te zemerohej ne qofte se ato do te rezultonin te verteta. Skandali zbehu punen diplomatike te zotit Obama ditet e fundit ne takimin e vendeve te kontinentit amerikan ne Kartagjene.
Nese rezulton se disa nga akuzat qe jane bere ne shtyp konfirmohen atehere sigurisht qe do te zemerohem sepse qendrimi im ndaj personelit te Sherbimit Sekret nuk ndryshon nga cfare une pres prej delegacionit tim i ulur ketu. Ne perfaqesojme popullin e Shteteve te Bashkuara.
Zyrtaret amerikane thane te shtunen se 11 anetare te personelit te Sherbimit Sekret te derguar ne Kolumbi perpara vizites se presidentit Obama u kthyen ne atdhe dhe per ta u vendos masa e pezullimit te perkohshem ne pritje te nje hetimi lidhur me dyshime per sjellje te papershtatshme qe kane te bejne me prostitucion. Pese anetare te stafit ushtarak amerikan te caktuar per te ndihmuar personelin e Sherbimit Sekret u mbyllen ne kazermat e tyre ne Kolumbi.
Shkelja e dyshuar thuhet se ka ndodhur para se zoti Obama te mberrinte te premten ne qytetin turistik te Kartagjenes per takimin e vendeve te kontinentit amerikan.