E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet takimi i nivelit te larte te vendeve te kontinentit amerikan


Udheheqes nga Amerika Latine Karaibet dhe Amerika e Veriut i dhane fund takimit te nivelit te larte te vendeve te kontinentit amerikan ne Kartagjene te Kolumbise. eshtja e pjesemarrjes se Kubes ne takimet e ardhshme i pengoi udheheqesit te dilnin me nje deklarate te perbashket.

Presidenti Barack Obama shpresonte qe takimi i tij i dyte i nivelit te larte i vendeve te kontinentit amerikan do te perqendrohej kryesisht tek temat e zgjerimit te integrimit dhe partneritetit ne gjithe kontinentin.

Si Shtetet e Bashkuara edhe Kanadaja u perballen me presion lidhur me perjashtimin e vazhdueshem te Kubes. Te dy vendet thone se Kuba nuk duhet te marre pjese derisa te plotesoje standardet demokratike.

Protestuesit ne rruget e Kartagjenes demonstruan kunder politikes amerikane ndaj Kubes.

Te shtunen Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos u tha udheheqesve se ka ardhur koha qe izolimi i Kubes te marre fund dhe e cilesoi embargon amerikane te tregetise nje anakronizem.

Presidenti Obama foli per ceshtjen e Kubes ne konferencen e tij per shtyp me zotin Santos duke thene se Kuba duhet te marre masa drejt demokracise dhe respektit te plote per te drejtat e njeriut.

Ne e pranojme qe mund te kete nje shans ne vitet e ardhshme ndersa Kuba fillon te shqyrtoje hapat drejt garantimit te mireqenies dhe mundesive per popullin e vet te filloje te heqe disa nga kufizimet ne vend. Nje gje e tille do te ishte e mirepritur.

Udheheqesit rajonale i paraqiten gjithashtu zotit Obama argumenta per te shqyrtuar rruge alternative per luften ndaj droges qe shume njerez e konsiderojne  joefektive perfshire dekriminalizimin e droges per te frenuar dhunen.

Presidenti Santos tha se synimi nuk ishte qe ceshtja e dhunes se lidhur me drogen te mbizoteronte diskutimet ne Kartagjene. Ai tha se diskutimi i hapur per kete ceshtje ishte nje arritje me rendesi.

Ne diskutuam hapur per kete ceshtje degjuam qendrimet e zotit Obama te Shteteve te Bashkuara dhe te vendeve te tjera qe u diskutuan te gjitha ne tryeze dhe mendoj se ky ishte hap pozitiv nese mund te gjejme menyra me efektive dhe mekanizma me pak te shpenzueshem per te luftuar trafikun e droges dhe krimin e organizuar le te punojme ne kete drejtim.

Zoti Obama e diskutoi ceshtjen e droges me nje nga propozuesit e dekriminalizimit presidentin e Guatemales Otto Perez Molina dhe me presidentin e Peruse.

Ne nje aktivitet te fundit para se te largohej nga Kartagjena Presidenti Obama mori pjese me presidentin Santos ne nje ceremoni per nder te programit te qeverise kolumbiane per ti kthyer token njerezve te shperngulur nga grupet e armatosura perfshire milicite paraushtarake dhe guerriljet e FARC-ut.

Pjesemarrja e nje presidenti afrikano-amerikan te Shteteve te Bashkuara ne nje ngjarje te tille ishte e rendesishme ne vendin e dyte per nga numri i popullsise zezake ne Ameriken Latine pas Brazilit.

Presidenti Obama theksoi mbeshtetjen e vazhdueshme amerikane per Kolumbine perfshire ndihmen per sigurine ndersa vazhdon perpjekjet per tu dhene fund konflikteve dhe per te rimekembur ekonomine. Ai tha se kjo eshte pjese e politikes se tij per te ndertuar partneritete te barabarta ne kontinentin  amerikan.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›