E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ne nje recesion te dyte

Spanja thote se ekonomia e saj mund te kete rene ne nje recesion te dyte qe nga 2009 duke ngritur shqetesime te reja se mund te kete nevoje per nje fond nderkombetar shpetimi.

Shifrat zyrtare pritet te dalin pas disa ditesh por ministri i Ekonomise Luis de Guindos gjate nje interviste per gazeten El Mundo tha se ekonomia e vendit pritet te kete pesuar renie ne tre muajt e fundit. Ai tha se renia mund te jete 03 perqind  e njejte me ate te tremujorit te fundit te vitit 2011.

Ministri i Ekonomise tha se Spanja nuk do te kete nevoje per nje pakete shpetimi. Analistet financiare duket se nuk ishin kaq optimiste gje qe u shpreh ne rritjen e normes se interesit per kredite qe merr vendi. Te henen interesi arriti vleren me te larte qe nga muaji dhjetor. Bonot e thesarit 10 vjecare te qeverise se Madritit arriten ne 6 perqind vetem nje pike larg shifres 7 perqind qe detyroi Greqine Irlanden dhe Portugaline te kerkojne paketa nderkombetare shpetimi gjate 2 vjeteve te fundit.

Ekonomia e Spanjes  e katerta me e madhja ne grupin e 17 vendeve te Eurozones po ndeshet me disa sfida bankat kane nje sasi te madhe huash te keqija nga tregu i brendshem i pasurirve te patundshme qe pesoi renie te madhe ne 2008 dhe papunesia ka arritur ne 23 perqind me e larta e Eurozones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›