Obama-Iranit: Liro menjëherë alpinistët amerikanë!
“Tre personat kurrë nuk kanë punuar për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ata kurrë absolutisht nuk kanë bërë krim, dhe kurrë nuk kanë pasur probleme me qeverinë iraniane”, thekson Obama në një deklaratë me shkrim.
Presidenti amerikan shton se Shane Bauer (27 vjeç), Sarah Shourd (31) dhe Josh Fattal (27), ishin “thjesht njerëz aventurierë, që përfaqësojnë më të mirën e Amerikës dhe të shpirtit njerëzor”.
Dukë kujtuar se burgosja e tyre nuk ka të bëjë me çështjet, që vazhdojnë t’i ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar nga qeveria e Iranit, Obama theksoi se burgosja e padrejtë, bie ndesh me konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.