Venezuela dislokon trupa në kufi me Kolumbinë
“Kemi vendosur njësitë tona për të mbrojtur sovranitetin tonë në rast agresioni. Uribe është i gatshëm të bëjë gjithcka dhe kjo është kthyer në një kërcënim për luftë, të cilën ne nuk e duam”, deklaroi Chavez.
Konflikti mes dy vendeve u përshkallëzua pasi Kolumbia fajësoi Venezuelën se lejon baza të rebelëve të lëvizjes së majtë kolumbiane FARC.
Menjëherë pas kësaj akuze, Chavez ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë duke tërhequr ambasadorin e saj, hap të cilin e ndërmori edhe Kolumbia.