E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, kultivonin bimë narkotike, 3 në praga

"Policia arrestoi ditën e shtunë shtetasit, Kujtim Rushiti, 47 vjeç, kryetar i fshatit Mbreshtan, komuna Novoselë, rrethi i Kolonjës, i cili ka konsumuar veprën penale “shpërdorim detyre, moskallëzim krimi dhe kultivim i bimëve narkotike". Po ashtu, në pranga përfunduan shtetasit, Aqif Doda, 54 vjeç dhe Ehthem Beqo, 58 vjeç, të dy banorë të fshatit Mbreshtan”, bëri të ditur zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë Korçë, Eftiola Kacorri.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi në fshatin Mbreshtan ata kishin mbjellë 559 rrënjë bimë canabis sattiva në dy parcela. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike". Policia sekuestroi bimët narkotike në cilësinë e provës materialë dhe shpalli në kërkim shtetasin Ali Dedgjoni, 44 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, Tepelenë, nën akuzën e "kultivimit të bimëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›