Obama: Ja ç‘kam mësuar deri tani
Cila është gjëja më e vështirë
që keni bërë deri më tani?
Obama: Urdhri për dërgimin e
17 mijë trupave shtesë në Afganistan.
Për një vendim të tillë duhet
të matesh shumë, sepse bëhet
fjalë për jetën e mijëra njerëzve
që shkojnë të luftojnë dhe mund
të dëmtohen në "teatrin" e luftës.
Duhet të jesh i sigurt që e ke
menduar gjithçka në hollësi dhe
se ke krijuar strategjinë më të
mirë të mundshme, duke kuptuar
gjithmonë se në një situatë
si ajo në Afganistan, detyra është
jashtëzakonisht e vështirë dhe
nuk ka garanci, çka e bëjnë ndërmarrjen
e çdo veprimi shumë të
ndërlikuar dhe të vështirë.
A e keni menduar ndonjëherë
se mund të jeni një President
lufte?
Obama: Mendoj se një ide e
tillë sigurisht të ndihmon që të
njohësh çështjet strategjike të
përfshira në proces. Unë mendoj
se është më e rëndësishme se të
kuptosh taktikat që përdoren,
sepse në terren ka komandantë
të jashtëzakonshëm dhe mjaft
këshilltarë të aftë që kanë shumë
besim, por, nga ana tjetër, edhe
Presidenti në një moment të
caktuar duhet të marrë një vendim:
a do t‘i shpërbejë aplikimi
i forcës ushtarake qëllimeve të
sigurisë kombëtare të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës? Këtë
nuk mund ta bësh pa kuptuar
mirë, në Afganistan për shembull,
se si ndikon një vendim i
tillë në Pakistan dhe cila është
natyra e rebelimit në këto vende
dhe, sigurisht, cila ishte historia
e Bashkimit Sovjetik. Kuptimi
dhe informimi për kontekstet
është shumë i rëndësishëm. Një
tjetër gjë e rëndësishme është
edhe fakti që kam kaluar 2 vjet
në fushatë elektorale dhe shumë
vjet si senator, çka më ka dhënë
mundësinë të takohem me gra
e burra që kanë marrë pjesë në
luftë, si dhe me familjet e tyre.
Kam takuar gjithashtu edhe
familjet e ushtarëve që nuk u
kthyen më nga lufta dhe e kam
kuptuar se cili është çmimi që
paguajnë ata që shkojnë në luftë.
A mund të na shpjegoni se
si arritët të merrnit vendimin
në lidhje me strategjinë e re në
Afganistan?
Obama: Mendoj se zanafi lla
ishte ndërgjegjësimi se gjërat nuk
po funksiononin siç duhej me
parametrat e strategjisë së vjetër
dhe se talebanët po avanconin
e se ushtarët tanë në Afganistan
sa vinin e po humbitnin
popullaritetin. Gjithashtu ishte
krijuar një destabilizim shumë i
madh edhe në shtetet fqinjë, në
Pakistan për shembull. Kjo ishte
pikënisja e vendimit. Më pas
nisëm që të ribënim strategjinë,
duke parë çdo aspekt të përfshirjes
së qeverisë sonë, për sa i
përket mbrojtjes, Departamentet
të Shtetit, operacioneve të shërbimeve
sekrete, operacioneve
ajrore. Kur kjo fazë u përfundua,
atëherë unë u ula në një dhomë
me personat kryesorë të planit
për të diskutuar e debatuar mbi të
dhe dëgjova fi llimisht këndvështrimet
e ndryshme, përplasjet e
opinioneve në lidhje me opsionet
e ecjes përpara. Në përfundim u
kërkova disa prej të pranishmëve
që të rishihnin çështjet që kishin
të bënin me shifrat dhe numrat e
trupave. Kur më në fund e kuptova
se të gjitha pikat e planit ishin
përmbushur, që të gjitha pyetjeve
u ishin dhënë përgjigje, atëherë
vendosa që të merrja edhe unë
vendimin tim.
A ishte ndryshimi që bëtë
te personat drejtues pjesë e reagimit
për atë çka po ndodhte
në terren?
Obama: Ishte një refl ektim në
lidhje me faktin se na duheshin
"sy" të rinj për të parë dhe
vlerësuar problemin. Gjenerali
McKiernan ka bërë një punë të
shkëlqyer. Ai është një komandant
i mrekullueshëm dhe i ka
shërbyer me nder vendit të tij,
por unë kam një detyrim, për të
bërë maksimumin e mundshëm
për të pasur sukses.
Le t‘u kthehemi çështjeve të
brendshme. Ka shumë mendime
se përvoja që patët me senatorin
Dascle (ish-lideri demokrat në
Senat që tërhoqi kandidaturën
e tij për postin e sekretarit të
shëndetësisë për shkak të mospagimit
të taksave në një periudhë
të jetës së tij) ishte një
mësim shumë i rëndësishëm
edhe për ju. Është e vërtetë?
Obama: Tom dhe unë jemi
miq të ngushtë dhe mendoj se ai
është një njeri me shumë vlera
dhe mbi të gjitha një person që
do të kishte dhënë një kontribut
shumë të çmuar në postin të
cilin ia propozova. Ai është një
përzierje unike e talentit dhe e
përvojës. Ajo çka unë kuptova,
megjithatë, është se nëse do të
duam të vendosim standarde të
reja për sa i përket transparencës
sonë, hapjes, etikës, në radhë
të parë duhet t‘i zbatojmë vetë
këto standarde, që do të thotë
se duhet të punojmë më shumë
dhe me më shumë mençuri. Më
vjen keq që nuk e pata më parë
informacionin në lidhje me Tom.
Sigurisht në një rast të tillë nuk do
ta kisha propozuar.
Një këshilltar i juaji na tha
se ju e kuptuat shumë shpejt
se ishit në qendër të vëmendjes
mbarëbotërore. A ka pasur
ndonjë moment kur keni thënë
diçka, apo jeni shprehur në një
mënyrë jo fort të duhur për një
President?
Obama: Pikërisht sepse e kuptova
pozicionin tim shumë shpejt
u mundova që të jem jashtëzakonisht
i kujdesshëm, veçanërisht
para mikrofonit. Jam i sigurt
që kam bërë edhe gabime, siç jam
i sigurt që edhe në të ardhmen
do të ketë gafa të tjera. Por për
një gjë jam inkurajuar dhe kam
mësuar gjatë fushatës sime dhe
kjo ishte që populli amerikan,
mendoj, jo vetëm që është shumë
tolerant, por edhe ka "uri" për
shpjegime dhe është i gatshëm
që të njohë problemet e mëdha.
Mendoj që një nga gabimet më
të mëdha të bëra në Uashington
është nocioni që për popullin
duhen fraza e koncepte të
thjeshta. Personalisht jam befasuar
gjithmonë nga fakti që nëse
do të gjendesha në një dhomë
me njerëz, qofshin këta kundër
mendimeve e ideve të mia, ata
të paktën do të më linin kohë të
shpjegohesha duke më dëgjuar.
Në fund, ata mund të mos binin
dakord me mua, por duke parë
se si mendoj për problemet, se si
marr vendimet, se si mundohem
të kuptoj këndvështrimet e tyre,
se si shqetësimet e tyre janë pjesë
e procesit të vendimmarrjes, me
siguri që ndihen të konsideruar,
të sqaruar. Kjo i çon larg dogmave
dhe mendoj se është një mënyrë e
mirë e të bërit politikë dhe shumë
më civile.
Çfarë keni mësuar nga Partia
Republikane këta 3 muaj të
presidencës suaj?
Obama: Mendoj se Partia
Republikane, si edhe Partia Demokrate,
pas zgjedhjes së Ronald
Reganit, që ishte në pushtet për
një kohë të gjatë, e ka shumë
të vështirë që të bëjë ndreqjet e
duhura, jo vetëm për sa i përket
statusit si pakicë në Parlament,
por mbi të gjitha për sa i përket
refl ektimit. Mendoj se qëllon që
partitë ndonjëherë në vend që t‘i
fl asin bazës, vetizolohen. Në këto
kushte dyshoj se mund të bëhen
ndreqjet e duhura. Sigurisht që
ka njerëz në këtë parti që mund
të mos bien dakord me mua për
politika të ndryshme, por që jam
i bindur se edhe ata duan më të
mirën për vendin tonë.
Cili është reagimi juaj në lidhje
me kritikat e vazhdueshme
që po merrni nga ish zv/presidenti
amerikan Çeni?
Obama: Dik Çeni ka pasur një
këndvështrim të fortë ndaj sigurisë
kombëtare. Kjo u pa në vitet
e para të administratës "Bush"
dhe mendoj se rezultati ishte
marrja e disa vendimeve shumë
të këqija. Ajo çka e bën interesante,
është se në njëfarë mënyre
Çeni aktualisht doli i humbur me
argumentet e veta edhe brenda
administratës së Bushit. Vitet e
fundit të administratës së Bushit
mendoj se edhe vetë republikanët
mësuan në lidhje me teknikat
e torturave të përdorura ndaj të
dyshuarve për terrorizëm dhe se
ato ishin aspak të frytshme dhe
se qëndrimi për të mos dialoguar
kurrë me armiqtë, i ndërmarrjes
së veprimeve të njëanshme, i
aplikimit të dhunës nuk ishte
aspak i frytshëm. Kësisoj më
duket interesante të shoh se si ish
zv/presidenti po shpenzon kaq
shumë kohë në përpjekje për të
shfajësuar veten.
Këtë javë, Kryeministri izraelit,
Natanjahu, vjen në Uashington.
Si mendoni se do të jetë
kjo vizitë?
Obama: Kam qenë shumë i
qartë në lidhje me Iranin dhe
nuk heq asnjë lloj opsioni nga
tryeza kur bëhet fjalë për sigurinë
kombëtare të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Kam
thënë se duam t‘i ofrojmë Iranit
një mundësi që të rendisë veten
te vendet që respektojnë normat
dhe rregullat ndërkombëtare.
Mendoj se në fund të fundit kjo
do të ishte më e mira edhe për
vetë iranianët. Irani ka aftësi për
të mbajtur karakterin e vet islamik,
ndërkohë që mund të jetë
një partner i mirë me fqinjët dhe
më gjerë. Po përpiqemi të ndryshojmë
marrëdhënien e Iranit me
botën, fl as për marrëdhënien e
këtyre 30 viteve të fundit. A do të
funksionojë një gjë e tillë? Nuk e
di. Ju siguroj se nuk jam naiv për
sa u përket vështirësive të këtij
procesi.
Prisni që Izraeli, si aleati juaj,
të mos ndërmarrë ndonjë sulm
ushtarak të njëanshëm?
Obama: Unë e kuptoj fare
mirë atë që ndjen Izraeli ndaj Iranit
dhe faktin që ai e konsideron
vendin islamik një kërcënim të
madh. Për shkak të deklaratave
të rënda të Ahmadinexhadit, ata
kanë të drejtë që të acarohen dhe
të përgatiten për çdo rast. Nuk
është detyra ime që të përcaktoj
shkallën e rrezikshmërisë që Irani
paraqet për Izraelin, por unë e
konsideroj Izraelin aleat dhe
mënyra me të cilën po operojnë
Shtetet e Bashkuara është ajo e
ofrimit të shanseve për siguri dhe
paqe jo vetëm për ne, por edhe
për Izraelin. Dhe kjo frymë duhet
të jetë mbizotëruese.
A jeni befasuar nga fakti se
familja juaj shumë shpejt u
vendos në qendër të vëmendjes?
Obama: Gjëja e mirë është se
pjesërisht për shkak të temperamentit,
pjesërisht për shkak të
cilësive të jashtëzakonshme të
Mishelës si prind, unë kam dy
fëmijë të lumtur dhe normalë.
Shpesh më merr malli për to,
sidomos kur jam shumë i zënë
me punë. Deri më tani nuk
kemi parë ndonjë efekt te to,
për shkak të gjithë kësaj vëmendjeje
të përqendruar te ne.
Ndoshta do të shqetësohem më
shumë kur të jenë në periudhën
e adoleshencës, por tani është
pak herët.
Keni konsultuar ndonjë President
tjetër në lidhje me mënyrën
e trajtimit të fëmijëve kur je në
një pozicion të tillë?
Obama: Jo, sepse fushata
elektorale ishte shumë e gjatë
dhe në njëfarë mënyre patëm një
përgatitje graduale për gjithçka.
Çfarë po lexoni aktualisht?
Obama: Po lexoj një libër që
quhet "Netherland" nga Joseph
O‘Neil. Flet për jetën e një djali
pas 11 shtatorit. Është i mrekullueshëm,
një libër mjaft i mirë, të
cilin po e shijoj.
Ku e gjeni kohën për të lexuar?
Obama: Jam një zog nate. Dita
ime zakonisht nis në mëngjes. Në
zyrë jam rreth orës 08.30 - 09.00
dhe punoj deri më 18.30. Më pas
darkoj me familjen, dal me vajzat
dhe i vë në shtrat në orën 20.00.
Lexoj shkurtimisht gazetat apo
merrem me punë të tjera dhe
para se të shkoj në shtrat gjithmonë
kam një libër në dorë, të
cilin e lexoj deri në mesnatë.
I ndiqni lajmet në TV?
Obama: Jo. Shoh vetëm sportin
në TV.
Cili është filmi i fundit që
keni parë?
Obama: "Star Trek". E pamë
këtë fundjavë dhe më pëlqeu.
që keni bërë deri më tani?
Obama: Urdhri për dërgimin e
17 mijë trupave shtesë në Afganistan.
Për një vendim të tillë duhet
të matesh shumë, sepse bëhet
fjalë për jetën e mijëra njerëzve
që shkojnë të luftojnë dhe mund
të dëmtohen në "teatrin" e luftës.
Duhet të jesh i sigurt që e ke
menduar gjithçka në hollësi dhe
se ke krijuar strategjinë më të
mirë të mundshme, duke kuptuar
gjithmonë se në një situatë
si ajo në Afganistan, detyra është
jashtëzakonisht e vështirë dhe
nuk ka garanci, çka e bëjnë ndërmarrjen
e çdo veprimi shumë të
ndërlikuar dhe të vështirë.
A e keni menduar ndonjëherë
se mund të jeni një President
lufte?
Obama: Mendoj se një ide e
tillë sigurisht të ndihmon që të
njohësh çështjet strategjike të
përfshira në proces. Unë mendoj
se është më e rëndësishme se të
kuptosh taktikat që përdoren,
sepse në terren ka komandantë
të jashtëzakonshëm dhe mjaft
këshilltarë të aftë që kanë shumë
besim, por, nga ana tjetër, edhe
Presidenti në një moment të
caktuar duhet të marrë një vendim:
a do t‘i shpërbejë aplikimi
i forcës ushtarake qëllimeve të
sigurisë kombëtare të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës? Këtë
nuk mund ta bësh pa kuptuar
mirë, në Afganistan për shembull,
se si ndikon një vendim i
tillë në Pakistan dhe cila është
natyra e rebelimit në këto vende
dhe, sigurisht, cila ishte historia
e Bashkimit Sovjetik. Kuptimi
dhe informimi për kontekstet
është shumë i rëndësishëm. Një
tjetër gjë e rëndësishme është
edhe fakti që kam kaluar 2 vjet
në fushatë elektorale dhe shumë
vjet si senator, çka më ka dhënë
mundësinë të takohem me gra
e burra që kanë marrë pjesë në
luftë, si dhe me familjet e tyre.
Kam takuar gjithashtu edhe
familjet e ushtarëve që nuk u
kthyen më nga lufta dhe e kam
kuptuar se cili është çmimi që
paguajnë ata që shkojnë në luftë.
A mund të na shpjegoni se
si arritët të merrnit vendimin
në lidhje me strategjinë e re në
Afganistan?
Obama: Mendoj se zanafi lla
ishte ndërgjegjësimi se gjërat nuk
po funksiononin siç duhej me
parametrat e strategjisë së vjetër
dhe se talebanët po avanconin
e se ushtarët tanë në Afganistan
sa vinin e po humbitnin
popullaritetin. Gjithashtu ishte
krijuar një destabilizim shumë i
madh edhe në shtetet fqinjë, në
Pakistan për shembull. Kjo ishte
pikënisja e vendimit. Më pas
nisëm që të ribënim strategjinë,
duke parë çdo aspekt të përfshirjes
së qeverisë sonë, për sa i
përket mbrojtjes, Departamentet
të Shtetit, operacioneve të shërbimeve
sekrete, operacioneve
ajrore. Kur kjo fazë u përfundua,
atëherë unë u ula në një dhomë
me personat kryesorë të planit
për të diskutuar e debatuar mbi të
dhe dëgjova fi llimisht këndvështrimet
e ndryshme, përplasjet e
opinioneve në lidhje me opsionet
e ecjes përpara. Në përfundim u
kërkova disa prej të pranishmëve
që të rishihnin çështjet që kishin
të bënin me shifrat dhe numrat e
trupave. Kur më në fund e kuptova
se të gjitha pikat e planit ishin
përmbushur, që të gjitha pyetjeve
u ishin dhënë përgjigje, atëherë
vendosa që të merrja edhe unë
vendimin tim.
A ishte ndryshimi që bëtë
te personat drejtues pjesë e reagimit
për atë çka po ndodhte
në terren?
Obama: Ishte një refl ektim në
lidhje me faktin se na duheshin
"sy" të rinj për të parë dhe
vlerësuar problemin. Gjenerali
McKiernan ka bërë një punë të
shkëlqyer. Ai është një komandant
i mrekullueshëm dhe i ka
shërbyer me nder vendit të tij,
por unë kam një detyrim, për të
bërë maksimumin e mundshëm
për të pasur sukses.
Le t‘u kthehemi çështjeve të
brendshme. Ka shumë mendime
se përvoja që patët me senatorin
Dascle (ish-lideri demokrat në
Senat që tërhoqi kandidaturën
e tij për postin e sekretarit të
shëndetësisë për shkak të mospagimit
të taksave në një periudhë
të jetës së tij) ishte një
mësim shumë i rëndësishëm
edhe për ju. Është e vërtetë?
Obama: Tom dhe unë jemi
miq të ngushtë dhe mendoj se ai
është një njeri me shumë vlera
dhe mbi të gjitha një person që
do të kishte dhënë një kontribut
shumë të çmuar në postin të
cilin ia propozova. Ai është një
përzierje unike e talentit dhe e
përvojës. Ajo çka unë kuptova,
megjithatë, është se nëse do të
duam të vendosim standarde të
reja për sa i përket transparencës
sonë, hapjes, etikës, në radhë
të parë duhet t‘i zbatojmë vetë
këto standarde, që do të thotë
se duhet të punojmë më shumë
dhe me më shumë mençuri. Më
vjen keq që nuk e pata më parë
informacionin në lidhje me Tom.
Sigurisht në një rast të tillë nuk do
ta kisha propozuar.
Një këshilltar i juaji na tha
se ju e kuptuat shumë shpejt
se ishit në qendër të vëmendjes
mbarëbotërore. A ka pasur
ndonjë moment kur keni thënë
diçka, apo jeni shprehur në një
mënyrë jo fort të duhur për një
President?
Obama: Pikërisht sepse e kuptova
pozicionin tim shumë shpejt
u mundova që të jem jashtëzakonisht
i kujdesshëm, veçanërisht
para mikrofonit. Jam i sigurt
që kam bërë edhe gabime, siç jam
i sigurt që edhe në të ardhmen
do të ketë gafa të tjera. Por për
një gjë jam inkurajuar dhe kam
mësuar gjatë fushatës sime dhe
kjo ishte që populli amerikan,
mendoj, jo vetëm që është shumë
tolerant, por edhe ka "uri" për
shpjegime dhe është i gatshëm
që të njohë problemet e mëdha.
Mendoj që një nga gabimet më
të mëdha të bëra në Uashington
është nocioni që për popullin
duhen fraza e koncepte të
thjeshta. Personalisht jam befasuar
gjithmonë nga fakti që nëse
do të gjendesha në një dhomë
me njerëz, qofshin këta kundër
mendimeve e ideve të mia, ata
të paktën do të më linin kohë të
shpjegohesha duke më dëgjuar.
Në fund, ata mund të mos binin
dakord me mua, por duke parë
se si mendoj për problemet, se si
marr vendimet, se si mundohem
të kuptoj këndvështrimet e tyre,
se si shqetësimet e tyre janë pjesë
e procesit të vendimmarrjes, me
siguri që ndihen të konsideruar,
të sqaruar. Kjo i çon larg dogmave
dhe mendoj se është një mënyrë e
mirë e të bërit politikë dhe shumë
më civile.
Çfarë keni mësuar nga Partia
Republikane këta 3 muaj të
presidencës suaj?
Obama: Mendoj se Partia
Republikane, si edhe Partia Demokrate,
pas zgjedhjes së Ronald
Reganit, që ishte në pushtet për
një kohë të gjatë, e ka shumë
të vështirë që të bëjë ndreqjet e
duhura, jo vetëm për sa i përket
statusit si pakicë në Parlament,
por mbi të gjitha për sa i përket
refl ektimit. Mendoj se qëllon që
partitë ndonjëherë në vend që t‘i
fl asin bazës, vetizolohen. Në këto
kushte dyshoj se mund të bëhen
ndreqjet e duhura. Sigurisht që
ka njerëz në këtë parti që mund
të mos bien dakord me mua për
politika të ndryshme, por që jam
i bindur se edhe ata duan më të
mirën për vendin tonë.
Cili është reagimi juaj në lidhje
me kritikat e vazhdueshme
që po merrni nga ish zv/presidenti
amerikan Çeni?
Obama: Dik Çeni ka pasur një
këndvështrim të fortë ndaj sigurisë
kombëtare. Kjo u pa në vitet
e para të administratës "Bush"
dhe mendoj se rezultati ishte
marrja e disa vendimeve shumë
të këqija. Ajo çka e bën interesante,
është se në njëfarë mënyre
Çeni aktualisht doli i humbur me
argumentet e veta edhe brenda
administratës së Bushit. Vitet e
fundit të administratës së Bushit
mendoj se edhe vetë republikanët
mësuan në lidhje me teknikat
e torturave të përdorura ndaj të
dyshuarve për terrorizëm dhe se
ato ishin aspak të frytshme dhe
se qëndrimi për të mos dialoguar
kurrë me armiqtë, i ndërmarrjes
së veprimeve të njëanshme, i
aplikimit të dhunës nuk ishte
aspak i frytshëm. Kësisoj më
duket interesante të shoh se si ish
zv/presidenti po shpenzon kaq
shumë kohë në përpjekje për të
shfajësuar veten.
Këtë javë, Kryeministri izraelit,
Natanjahu, vjen në Uashington.
Si mendoni se do të jetë
kjo vizitë?
Obama: Kam qenë shumë i
qartë në lidhje me Iranin dhe
nuk heq asnjë lloj opsioni nga
tryeza kur bëhet fjalë për sigurinë
kombëtare të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Kam
thënë se duam t‘i ofrojmë Iranit
një mundësi që të rendisë veten
te vendet që respektojnë normat
dhe rregullat ndërkombëtare.
Mendoj se në fund të fundit kjo
do të ishte më e mira edhe për
vetë iranianët. Irani ka aftësi për
të mbajtur karakterin e vet islamik,
ndërkohë që mund të jetë
një partner i mirë me fqinjët dhe
më gjerë. Po përpiqemi të ndryshojmë
marrëdhënien e Iranit me
botën, fl as për marrëdhënien e
këtyre 30 viteve të fundit. A do të
funksionojë një gjë e tillë? Nuk e
di. Ju siguroj se nuk jam naiv për
sa u përket vështirësive të këtij
procesi.
Prisni që Izraeli, si aleati juaj,
të mos ndërmarrë ndonjë sulm
ushtarak të njëanshëm?
Obama: Unë e kuptoj fare
mirë atë që ndjen Izraeli ndaj Iranit
dhe faktin që ai e konsideron
vendin islamik një kërcënim të
madh. Për shkak të deklaratave
të rënda të Ahmadinexhadit, ata
kanë të drejtë që të acarohen dhe
të përgatiten për çdo rast. Nuk
është detyra ime që të përcaktoj
shkallën e rrezikshmërisë që Irani
paraqet për Izraelin, por unë e
konsideroj Izraelin aleat dhe
mënyra me të cilën po operojnë
Shtetet e Bashkuara është ajo e
ofrimit të shanseve për siguri dhe
paqe jo vetëm për ne, por edhe
për Izraelin. Dhe kjo frymë duhet
të jetë mbizotëruese.
A jeni befasuar nga fakti se
familja juaj shumë shpejt u
vendos në qendër të vëmendjes?
Obama: Gjëja e mirë është se
pjesërisht për shkak të temperamentit,
pjesërisht për shkak të
cilësive të jashtëzakonshme të
Mishelës si prind, unë kam dy
fëmijë të lumtur dhe normalë.
Shpesh më merr malli për to,
sidomos kur jam shumë i zënë
me punë. Deri më tani nuk
kemi parë ndonjë efekt te to,
për shkak të gjithë kësaj vëmendjeje
të përqendruar te ne.
Ndoshta do të shqetësohem më
shumë kur të jenë në periudhën
e adoleshencës, por tani është
pak herët.
Keni konsultuar ndonjë President
tjetër në lidhje me mënyrën
e trajtimit të fëmijëve kur je në
një pozicion të tillë?
Obama: Jo, sepse fushata
elektorale ishte shumë e gjatë
dhe në njëfarë mënyre patëm një
përgatitje graduale për gjithçka.
Çfarë po lexoni aktualisht?
Obama: Po lexoj një libër që
quhet "Netherland" nga Joseph
O‘Neil. Flet për jetën e një djali
pas 11 shtatorit. Është i mrekullueshëm,
një libër mjaft i mirë, të
cilin po e shijoj.
Ku e gjeni kohën për të lexuar?
Obama: Jam një zog nate. Dita
ime zakonisht nis në mëngjes. Në
zyrë jam rreth orës 08.30 - 09.00
dhe punoj deri më 18.30. Më pas
darkoj me familjen, dal me vajzat
dhe i vë në shtrat në orën 20.00.
Lexoj shkurtimisht gazetat apo
merrem me punë të tjera dhe
para se të shkoj në shtrat gjithmonë
kam një libër në dorë, të
cilin e lexoj deri në mesnatë.
I ndiqni lajmet në TV?
Obama: Jo. Shoh vetëm sportin
në TV.
Cili është filmi i fundit që
keni parë?
Obama: "Star Trek". E pamë
këtë fundjavë dhe më pëlqeu.