E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Jemi para sfidave të paprecedenta

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka deklaruar në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik dhe në Youtube, fjalim që rastisi me përvjetorin e pavarësisë së vendit, se shpirti i palëkundshëm i Amerikës është vënë sërish në provë përballë sfidave të një shkalle të tillë që përballet vendi në këtë kohë.
"Ne po përballemi një varg sfidash në një shkallë të paparë për kohën tonë. Ne po përballemi me dy luftëra. Ne po luftojmë me një recension të thellë. Ekonomia jonë dhe vetë vendi ynë janë në rrezikun me acarimin e problemeve. Ne kemi nisur një rrugë shumë të gjatë", tha Obama. Sipas numrit një të Shtëpisë së Bardhë, e rëndësishmë për t'ia rinisur është reforma shëndetësore, reforma në arsim dhe një revolucion jeshil që të çlirojë SHBA-në nga varësia e naftës së huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›