E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ka ditë kur mendoj se një mandat është i mjaftueshëm

Barak Obama pranoi sot se ndonjëherë mendon se një mandat është i mjaftueshëm. Jam i sigurt që ka ditë kur them se një mandat është mjaftueshëm, tha Obama. Ajo që më mban për të vazhduar është se besoj se puna që kemi nisur në vitin 2009 nuk ka përfunduar.

Duke folur për NBC, ai tha se familja e tij nuk do zhgënjehej nëse ai vendoste për të mos garuar për një mandat të dytë. Ndërkohë republikanët që do garojnë për kandidat për president kanë nisur debatet. Pavarësisht se u duk se vrasja e Osama Bin Laden do i jepte shumë pikë presidentit amerikan, gjendja ekonomike tregon se ai nuk ka përfituar shumë terren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›