Ristani: Kolegji i dha të drejtë KQZ-së
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, është shprehur se dy vendimet e fundit të marra nga ana e Kolegjit Zgjedhor, kanë konfirmuar se vendimi i KQZ-së për numërimin e votive në kutitë e gabuara, ishte i ligjshëm dhe i drejtë.
“Vendimi konfirmon veprimin e drejtë të KQZ-së për numërimin e votave të rregullta të qytetarëve shqiptare, ndonëse nuk u hodhën në kutinë respektive”, tha Ristani.
Ky i fundit u shpreh se tashmë pret zbardhjen e vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor, për të filluar numërinin e votave të kontestuara.