E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Klima, rrezikojmë katastrofën

"Kërcënimi është i madh dhe nëse nuk ndërhyjme sa më shpejt rrezikojmë, për brezat pasardhës do të lëmë një situatë katastrofike". Presidenti Obama lëshon alarmin për të ardhmen e planeteti në New York, në samitin e OKB-së për klimën.
"Koha për të ndërhyrë me urgjencë, po skadon. Siguria dhe stabiliteti it ë gjithë kombeve dhe gjithë popujve është në rrezik", tha presidenti amerikan.
Sipas Obamës, nuk duhet të krijohen iluzione të kota, pasi puna më e vështirë mbetet të bëhet në Kopenhagen.
"Edhe SHBA-ja po bën pak, por kjo është një ditë e re, një epokë e re dhe mund të them me krenari se SHBA-ja ka bërë shumë për energjinë e pastër dhe për të pakësuar emetimin e gazrave në atmosferë", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›