Obama: Koreja e Veriut nuk do arrijë asgjë me kërcënime
SEUL - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se Koreja e Veriut nuk do të arrinte asgjë me kërcënimet dhe provokimet dhe nënvizoi se kjo nuk do të bënte asgjë tjetër, vetëm do të rriste izolimin e saj nëse do të zbatonte lëshimin e një rakete.
"Koreja e Veriut nuk do të arrijë asgjë me kërcënime dhe provokime'', deklaroi Barack Obama, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin koreano jugor, Lee Myung-Bak, një ditë para samitit për programin bërthamor në Seul.
(er.nu/BalkanWeb)