E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK protestë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë

LAC - Aktivistë dhe mbështetës të Aleancës Kuq e Zi në Kurbin kanë zhvilluar sot një protestë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë.

Protesta është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit të Laçit, ku aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë dënuar aktet e dhunës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, duke u shprehur kundër diskriminimit ndaj studentëve dhe të rinjve shqiptarë në këtë shtet dhe kundër incidentit të djegies së flamurit shqiptar.

Aktivistët e Aleancës kanë kërkuar gjithashtu ndaljen e akteve të tilla që përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›