Ekspertët: Timoni në krah të kundërt, burim aksidentesh
TIRANE - Ekspertët e qarkullimit rrugor i janë rikthyer sërish diskutimit për makinat me timon në krah të kundërt. Sipas Berti Koxhajt, përfaqësues i Qendrës së Studimeve të Sigurisë Rrugore, këto makina janë burim aksidentesh të shpeshta dhe të rrezikshme në rrugët e vendit.
Në një intervistë për NEWS24, Koxhaj shprehet se ligjvënësit duhet të ndalojnë përkohësisht qarkullimin e këtyre makinave në vendin tonë, me anë të një ligji të caktuar, deri në një moment tjetër kur ndërgjegjësimi dhe përvoja e shtetasve shqiptarë në drejtimin e makinave të jetë rritur.
“Në raport me këtë përqindje mjaft të vogël që zënë në totalin e mjeteve të regjistruara, përfshirja e tyre në aksidente është relativisht e madhe. Kjo do të thotë që drejtuesit e këtyre mjeteve nuk janë të familjarizuar me drejtimin e mjetit në këtë krah. Të bëjmë kufizime të tilla që të mos lejojmë futjen e mjeteve të tilla, të paktën përkohësisht.”- u shpreh Koxhaj.
Ndërkohë Boris Miska, specialist në Departamentin e Edukimit Shëndetësor në ISSH mendon se është e nevojshme përcaktimi i statusit të këtyre makinave, për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin në vendin tonë.
“Kemi të bëjmë me mjete që janë të fuqishme, që kanë shpejtësi të madhe, kemi të bëjmë me persona që i ngasin që janë të vrullshëm, janë të rinj, kanë impulset e tyre. Është vërtetuar që në vendet që qarkullojnë në krah të kundërt, shkaktohen aksidente me fatalitet të lartë. Sidomos gjatë muajve të verës këta gabojnë shumë gjatë parakalimeve.”- deklaroi Miska.
Legjislacioni shqiptar nuk e ndalon dhe as nuk e lejon qarkullimin e këtyre makinave. Por sipas të dhënave të doganave, hyrja e makinave me timon në krah të kundërt në Shqipëri ka një tendencë rritjeje.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ekspertët: Timoni në krah të kundërt, burim aksidentesh