Obama: Martohuni me dikë më superior se përmirësoni genet
Share
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka këshilluar meshkujt e pamartuar në Shtetet e Bashkuara, që të kërkojnë e të gjejnë gra me gene të mira dhe më pas të martohen me të.
Obama dha vetë një shembull duke puthur në publik të shoqen e tij, Michelle, pak minuta përpara se ta vlerësonte sërish përpara një turme të entuziazmuar.
Për ju zotërinj atje, që nuk jeni martuar ende, më lejoni tju shpjegoj diçka: qëllimi juaj është të përmirësoni genet duke u martuar me dikë që është më superior se ju, tha ai ndërsa turma qeshi.



