E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko tregon shenjat e dhunës së ushtruar në burg (FOTO)

Share

Ish- kryeministrja e Ukrainës dhe heroina e Revolucionit Portokalli dikur rrezatonte. Por tani shkëlqimi i është zhdukur. Pas shtatë muajsh në burg, ajo ka treguar shenjat që i kanë lënë në trup rojet e burgut.

Timoshenko ankohet për dhimbje të shpinës, por ka refuzuar trajtimin nga mjekët vendas, për shkak se druhet se ata do e përkeqësojnë.

Ajo thotë se e kanë goditur me grushta në stomak ndërsa e dërgonin për një vizitë në spital, kundër dëshirës së saj.

Gjermania kërkon që Timoshenko të mjekohet në Berlin, por diçka e tillë është refuzuar. Opozita gjermane është treguar edhe më radikale, duke thënë se duhet bojkotuar Europiani i futbollit nga Gjermania.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›