E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mbështes martesat gay

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama mbështet martesën e personave të së njëjtës gjini.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC-TV, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të martohen. duke sqaruar se ky është mendimi i tij personal kreui i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se mbështet të drejtën e shteteve për të vendosur vetë për këtë çështje.

Mbështetja e Obamës është e para nga një president amerikan dhe është duke u përshëndetur nga aktivistë të të drejtave të homoseksualëve si një moment historik.

Por, me komentet e tij nuk do të pajtohen konservatorët socialë, të cilët thonë se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje, raporton Europa e Lirë.

Obama u vu nën presion për të sqaruar pikëpamjen e tij, gjatë të paqartë, pasi që nënpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundërshton martesën mes homoseksualëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›