Ramush Haradinaj sot kthehet në Kosovë
PRISHTIË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri iAAK-së, Ramush Haradinaj sot pritet të kthehet në Prishtinë, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi që ai të mbrohet në liri.
Gjykata e Hagës ka dështuar përballë procesit të rikthyer gjyqësor që akuzonte në bazë të disa pohimeve Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës pritet të merret pas disa javëve.
Ardhja e Haradinajt në Kosovë është konfirmuar edhe nga familjarët e tij, të cilët konfirmuar për mediat në Prishtinë se të enjten rreth orës 11.00, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton INA.
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Gjykatës.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me "krime të kryera gjatë luftës në Kosovë". Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës. Tre të akuzuarit janë liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.
(el.me/BalkanWeb)