E Diel, 1 Nëntor 2026

Olsi Lafe Nje drejtues institucioni po hetohet per trafikim objektesh kulturore

Interviste e Drejtorit te Trashegimise kulturore prane Ministrise se kultures

Cfare prisni nga kjo fushate

Ne presim nga te gjitha ata qe e shikojne trashegimine kulturore zakonisht e perceptojne ate vetem ne rastet kur ajo demtohet te kene mundesine ta perceptojne ate si nje vlere qe nese e parandalojne demtimin dhe trafikimin e saj i shton me shume resurset dhe pozitivetet shtetit ne prezantimin qe u ben ketyre vlerave publikut shqiptar apo i huaj.

Si mund te parandalohet trafikimi kur ende nuk ka dale para ligjit per objektet qe humbin apo vidhen

Mendoni ju se nuk ka pergjegjes por mund tju them pa dashur te dekonspiroj hetimet e policise se shtetit qe nga nje rast afer Tiranes nga nje institucion shteteror jane ne proces te marrjes ne pyetje drejtues te institucionit per ceshtje te nje objekti me vlera te trashegimise te cilen nuk dua ta dekonspiroj si fakt qe do te thote se pergjegjesite jane te gjithanshme qe nga ata qe i administrojne vlerat deri te ata qe kapen duke i transportuar ato. Dhe ka aktualisht njerez te cilet jane duke ju nenshtruar proceseve gjyqesore pikerisht per kete ceshtje.

Sa eshte kostoja e kesaj fushate

Ne e kemi kete fushate totalisht dhurate nga nje kompani komunikimi e cila kishte deshire ti bashkengjitej nismes sone per te na ofruar mundesine e shperndarjes ne cdo skaj te Shqiperise te fushates tone te parandalimit qe eshte nje nga pikat e konventes qe per parandalimin e trafikimit te objekteve kulturore ka bashkepunimin me te gjitha institucionet perfshire dhe ato private per te shperndare mesazhin te shqiptare e te huaj.

Ka strategji Ministria per masat e sigurise se institucioneve qe ruajne keto objekte

Ne Holande jane vjedhur para disa kohesh ca piktura me vlera te jashtezakonshme ne nje nga muzete me te sigurt te Evropes veriore dhe pavaresisht prezences se personalit fizik dhe sistemit te alarmit perseri kjo vjedhje u realizua. Cka dua te them eshte se vendosja e sistemeve aty ku nuk jane dhe permiresimi aty ku duhet eshte pune e perhershme dhe nuk eshte element i nje diskutimi apo i nje platforme ku duhet te diskutohet gjeresisht a duhen apo jo. Dihet qe duhet dhe po behet nje pune ne permiresimin e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›