E Shtunë, 31 Tetor 2026

129 kush vjedh

Dy imazhe qe u perkasin objekteve antike fonde te Muzeut Historik Kombetar si me perfaqesuese te arkeologjise jane perzgjedhur per te konkretizuar fushaten e sensibilizimit kunder trafikimit te objekteve kulturore prezantuar dje ne mjediset e Rognerit. Keto imazhe te shumefishuar ne kartolina do te vendosen prej dites se sotme ne te gjitha institucionet e shtetit por edhe ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te Shqiperise ne dy gjuhe shqip e anglisht

Dy imazhe qe u perkasin objekteve antike fonde te Muzeut Historik Kombetar si me perfaqesuese te arkeologjise jane perzgjedhur per te konkretizuar fushaten e sensibilizimit kunder trafikimit te objekteve kulturore prezantuar dje ne mjediset e Rognerit. Keto imazhe te shumefishuar ne kartolina do te vendosen prej dites se sotme ne te gjitha institucionet e shtetit por edhe ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te Shqiperise ne dy gjuhe shqip e anglisht. Permbajtja e kartolines duke i konsideruar imazhet si pre e territoreve arkeologjike eshte

-Vjedhje ne plackitjen e dhe demtim te monumenteve kulturore ansambleve dhe qendrat historike parqet dhe zonat arkeologjike te Shqiperise eshte e ndaluar rreptesisht nga ligji
-Vjedhje dhe grabitje e ose ndonje demtim i objekteve te trashegimise kulturore te luajtshme te Shqiperise duke perfshire objekte nga sitet arkeologjike dhe fondet e muzeve eshte e ndaluar rreptesisht me ligj
-Vjedhje grabitje dhe demtim te cdo objekti me vlere te trashegimise kulturore ne Shqiperi eshte rreptesisht e ndaluar nga ligji dhe denohet me gjobe ose burgim

Ne fund kartolines shenohet telefononi 129 nese ju jeni deshmitare te veprimeve te mesiperme.

Drejtori i Trashegimise Kulturore Olsi Lafe ka gjetur edhe moton qe e thote pareshtur se eshte me lehte te informosh e te parandalosh trafikimin e objekteve kulturore se sa te kerkosh nje objekt qe mund te jete ne levizje. Referenca nga vjen kjo fushate sensibilizuese lidhet me funksionimin e konventes se vitit 1970 ashtu si ne vende te tjera kjo u perceptua si fushate frenimi dhe parandalimi. Nje diskutim qe si duket ka ndodhur brenda ministrise e publikuar dje me aksionin e prodhimit te kartolinave dhe tryezen e organizuar me drejtues institucionesh pergjegjese ne ruajtjen e mbrojtjen e trashegimise kulturore.

Pjesa e mesiperme eshte puna e mire e ministrise pjesa burokratike qe funksionon ne letra e shkresa ndersa ne terren situata ka pamje me te zymte. Ndoshta eshte arsyeja reale pse dje edhe perfaqesuesi i UNESCO-s dha nje situate alarmante te fenomenit ku trashegimia kulturore nuk priret nga asnje shenje sensibilizimi. Edhe ne ministrine e jashtme ekziston nje komision kombetar i UNESCO-s nje organizim shqiptar po ashtu burokrate qe nuk i jap dot pergjigje situates vetem mjaftojne te thone se ja ky trajnim eshte pune qe u takon.

Nga ana tjeter Lafe ben te ditur se eshte gati per miratim nje projekt vendim i Keshillit te Ministrave plan-veprim kombetar per parandalimin dhe luften kunder trafikimit te veprave te artit dhe kultures ne te cilen bejne pjese edhe doganat e Shqiperise. Ky dokument qe pritet te miratohet nga Keshilli i Ministrave per te parandaluar me tej dhe per te vene ne shina me te forta bashkepunimi nderinstitucional eshte krijuar per te punuar mundesisht me seksionin e krimeve te organizuara dhe te krimeve te renda dhe me policine e shtetit per shpejtesi me te mire dhe marrjen e pergjegjesive nga shteti ose privati dhe te rrisin maksimalisht vemendjen per mbrojtjen e ketyre vlerave nga trafikimet e mundshme apo demtimet e tyre. Kembet ne toke u ka zbritur te gjitheve informacioni i mberritur nga Qendra Kombetare e Inventarizimit e Katologimit te Trashegimise Kombetare drejtuar kohet e fundit nga Izet Duraku kur deklaroi se Ne faqen zyrtare te Interpols Stolen Works of Art Database jane te ekspozuara vetem 12 objekte qe rezultojne te grabitura nga Shqiperia. Por nga te dhenat e raportimeve me shkrim qe sillen nga 25 institucione kulturore kombetare dhe ne vartesi te pushtetit vendor rezulton se deri me sot jane vjedhura 2.182 objekte muzeale objekte etnografike arkeologjike dhe vepra arti.

Pjesa dermuese gjithsej 2117 objekte tashme jane deklaruar me vite se jane vjedhur ne vitet 1991-1997. Situata nuk duket se njeh ndonje parandalim ose denoncim pergjegjesish pasi ne vitet 2000 deklarohen si te vjedhura 155 objekte nga te cilat 8 objekte te muzeut etnografik Vlore ne vitin 2006 dhe 18 objekte ikona te Drejtorise se Kultures Kombetare Rajonale ne Gjirokaster perkatesisht ne Kishen e Kryqit Labove 125 objekte etnografike te raportuara nga QSA ne vitin 2009 22 objekte etnografike te raportuara nga Muzeu Etnografik Elbasan ne vitin 2011.

Megjithate fenomeni i trafikimit te veprave te artit e kultures nuk eshte problem vetem i Shqiperise por nje problem nderkombetar me permasa per gjithe boten i jep ton zbutes Duraku ketij raporti alarmant dhe paradoksal ne gjetjet nga Interpoli.

Gjithe keto vjedhje te pasurise kulturore ne Shqiperi kane historine e tyre me datim te heret pasuri qe ndodhen ne Paris Londer te grabitura qe para Luftes se Pare Boterore. Por si pike kulminante specialistet shenojne vjedhjet e muzeumeve shqiptare te bera ndermjet viteve 1991 dhe me 1997. Keto konsiderohen rastet flagrante te hapjes se dyerve te dy muzeve kryesore te vendit Butrint dhe Apolonise ne momentet e veshtira qe kalonte Shqiperia. Por Duraku edhe pse keto objekte kane ikur ve ne dijeni se te gjitha objektet jane te kataloguara ne Qendren Kombetare te Inventarizimit dhe skedat i jane derguar Interpolit. Katalogu ka sherbyer per te provuar pronesine e shtetit shqiptar.

Nga te gjitha institucionet Qendra Studimore Albanologjike thuhet se trashegon fondet me te pasura te materialeve arkeologjike dhe etnografike. Informacioni per fondin e ketij institucioni permbledh kete pasuri perfshihen rreth 150 mije objekte te fondit themeltar dhe 9 mije objekte te fondit muzeal. Ndersa ne fondet etnografike ruhen mbi 32 mije objekte nje pjese e te cilave mjaft te hershme deri ne peseshekullore. Koleksionin me te pasur e perbejne veshjet popullore te krahinave te ndryshme me tekstile te leshta te pambukta dhe te mendafshta xhubletat fustanellat fustanet xhybet mantelet xhokat kepucet corapet jeleket mbulojat e kokes koronat diademat unazat gjerdanet rripat e brezit qosteket kopsat prej ari dhe argjendi. Shkurt nje arsenal i denje per te krijuar nje Muze Etnografik Kombetar.

Institucionet e inkuadruara ne Qendren e Studimeve Albanologjike si Instituti i Antropologjise dhe Studimit te veprave te Artit si dhe Instituti Arkeologjise jane larg realizimit te detyres ligjore per katalogimin e trashegimise kulturore kombetare qe ato kane ne posedim - ka thene Duraku ku shton se me gjithe kerkesat e vazhdueshme ende nuk na jane vene ne dispozicion kartelat e objekteve si trashegimi e punes shumevjecare te Instituteve te QSA. Ne mungese te tyre eshte punuar me regjistrat themeltar te fondit te Institutit te Arkeologjise dhe Muzeut ArkeologjikTirane.

Nje nga ceshtjet me te diskutuara ne keto vite eshte rivleresimi financiar i objekteve kulturore dhe ende nuk ka asnje drite nga institucionet pergjegjese qe te jete nisur kjo pune pavaresisht se kete problematike mediat e kane marre e rimarre disa here. Ne kete situate ironike batuta qe leshohet eshte se kur vidhen objektet kane cmimin e magazines e kur kalojne kufirin marrin vleren reale.

Drejtori i Qendres se Inventarizimit eshte ndalur dhe ne kete fenomen delikat si arsye e joshjes per vjedhjeve kur keto objekte ne inventarin ekzistues ruajne ende cmimet e periudhes komuniste.Nderkohe kemi ngritur gjithnje nevojen urgjente te rivleresimit te objekteve kulturore ne shkalle vendi - foli Duraku dhe per kete proces qe as ne leter nuk eshte hedhur.

Trashegimia te koleksionistet jashte kontrollit

Trashegimia kulturore e Shqiperise eshte ne rrezik te zhduket ne nje bote te padukshme te koleksionisteve private. Duket si alarm qe shkon per institucionet pergjegjese kjo ndjeshmeri institucionale e Durakut por ai pohon se ne kete kuader zbatimi i detyrimeve ligjore nga subjektet qe tregtojne objekte te trashegimise kulturore mbetet nje problem i madh jo vetem per QKIPK por edhe per Qendrat Rajonale dhe pikat e kalimit te kufirit. Tregohen raste ku jo rralle permes ketyre tregjeve jane kaluar objekte me vlera nje pjese e te cilave te vjedhura ne rrjetin tone muzeor qe prej viteve 90 e deri sot.

Edhe pse kane ndodhur dhe nuk kemi ndonje gjendje te dhenash sot sqarohet se gjithe armatura e rende institucionale shteterore duke nisur qe nga sektori Antitrafik ne Ministrine e Brendshme SHIK Prokurorite dhe ato institucione qe jane pronare bashke me poseduesit e studiues te trashegimise dhe persona private jane ne nje front pikerisht per te eliminuar keto probleme negative ne fushen e mbrojtjes se trashegimise kulturore kombetare.

Per kete arsye kujtohet se zbatimi i ligjit 9048 Per trashegimine kulturore behet i detyrueshem per te gjithe objektet qe dalin jashte shtetit qofte per nje afat te percaktuar qofte pergjithmone pra per shitje dhurim a ndryshim vendbanimi duhet te regjistrohen ne bazen e te dhenave per te marre lejen perkatese. Kur jane prone private ato kontrollohen nga Komisioni shteteror i vleresimit i cili i sugjeron Ministrit te Kultures veprimtarine e metejshme pra lejimin apo moslejimin e levizjes konform ligjit. Deri ketu rregullat dhe punet duken ne persosmeri edhe pse nuk denoncohen rrjedhjet e fshehta te trashegimise duke lene te kuptohet se shpesh here ky ligj eshte i pazbatueshem edhe nga vete Institucionet shteterore qe merren drejtperdrejt me zbatimin dhe mirefunksionimin e ketij ligji

Ska inventar trashegimie

Ende nuk kemi nje inventar kombetar te plote e te sakte kombetar te objekteve te trashegimise kulturore. Kjo pohohet nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te pasurise kombetare qe ka kerkuar percaktimin e nje afati kohor te detyrueshem per institucionet e specializuara shteterore te depozitojne prane saj dosjet e plota pasaporten e objektit inventarin e sakte te objekteve te trashegimise kulturore qe posedon rrjeti muzeal dhe fondet e ketyre institucioneve me qellim krijimin e nje inventari kombetar te plote dhe te sakte te objekteve te trashegimise kulturore dhe katalogimin informatik te trashegimise kulturore te popullit shqiptar.

Duke marre si reference fenomenin problematik e detyrimisht shqetesues te grabitjes se objekteve te kultit u tha se ende nuk posedohet asnje informacion dhe inventar mbi objektet e kultit ku pjesa me e madhe vleresohet unikale. Vetem regjistrimi i tyre do te mundesonte ruajtjen nga grabitjet dhe keqperdorimi - thote Duraku ku dhe per keto objekte kerkon qe te percaktohet nje afat kohor i detyrueshem per te pasur nje inventar te plote me te dhena te sakta dhe foto te objekteve te kultit te luajtshme e te paluajtshme.

Per tu sqaruar ne pikat e kalimit te kufirit e vetmja leje ligjore per objektet e trashegimise kulturore eshte ajo e leshuar nga MTKRS dhe QKIPK- por kjo si duket mbetet e zeze mbi te bardhe duke vene perpara si pergjegjes drejtorine e doganave. Rasti eshte konkret ndonese pasaporta e objektit ka te shenuar katalogun dhe kodin ne vitin 2009 kjo marreveshje nuk u zbatua ne piken doganore te Durresit qe lejoi kalimin e altorelievit duke u ndaluar me pas nga autoritetet italiane te kufirit. Qe nga ajo kohe nuk jane konstatuar parregullsi te tjera - tregon Duraku.

Objektet e vjedhura sipas viteve dhe institucioneve.

l. Muzeu Arkeologjik Tirane

Jane vjedhur 85 objekte arkeologjike unazavethevarese byzylyke fibula togeza etj. Me 4.6.1991 jane vjedhur 82 objekte ndersa ne vitin 1990 2 objekte dhe ne vitin 1994 1 objekt.

2. Muzeu Arkeologjik Durres

Jane vjedhur 57 objekte zbukurimi byzylyke varese etj por edhe terakota amfora skulptura stela objekte te perdorimit te perditshem. 3 objekte jane vjedhur ne muajt prill qershor dhe tetor 1991. Vjedhja me e madhe prej 82 objektesh eshte bere me 14 mars 1997.

3. Instituti i Antropologjise dhe Studimit te Veprave te Artit

Jane vjedhur gjithsej 526 objekte te evidentuara nga inventaret e bere nje here ne 5 vjet sipas rregulloreve te muzeumeve. Theksojme se keto objekte jane te fondit dhe ruhen ne magazine me te gjitha kushtet e sigurise dhe te mirembajtjes.

4. Muzeu Arkeologjik ne Apoloni

Jane vjedhur 28 objekte amfora buste relieve portrete helmeta etj. ne periudhen 1991 - 1994.

5. Drejtoria Kultures Kombetare Rajonale Berat

11 ikona jane vjedhur ne korrik 1997. Denoncimi eshte bere menjehere ne Drejtorine e Policise se Beratit si dhe ne Ministrine e Kultures.

5. Muzeu Arkeologjik Butrint

Jane vjedhur 10 objekte ne vitin 1991 dhe 1 objekt ne vitin 1994. Jane gjetur dhe kthyer 8 objekte dhe 2 objekte dyshohet se jane ne Greqi.

6. Drejtoria e Kultures Kombetare Rajonale Gjirokaster

Jane vjedhur 18 ikona ne vitin 2008.

Tre kataloge ku eshte informatizuar trashegimia

Katalogu Onufri ku eshte informatizuar mbi bazen e kartelave

dhe fotove pasuria e rrjetit muzeor kombetar e lokal te vendit dhe galerive te artit. Perfshin 61328 kartela objektesh dhe 91.567 foto.

Katalogu Maro Kondi ku pasqyrohet pasuria e personave private qe nuk e ka statusin por ne te ardhmen mund ta marre dhe sipas ligjit eshte ne levizje te lire brenda vendit. Perfshin afro 11.379 kartela me 13.170 foto

Katalogu i Objekteve te Humbura Ky eshte nje katalog i vecante ku pasqyrohen kartelat e objekteve te vjedhura nga 1991 deri me sot. Ketu figuron nje e vogel e objekteve realisht te vjedhura dhe per fat te keq me shume pak foto. Perfshin 2182 kartela dhe vetem 243 prej tyre me foto te nje rezolucioni te dobet.

Kur shteti shqiptar behet pronar i objekteve kulturore

Ligji shqiptar i trashegimise kulturore parashikon sanksione per levizjen e paligjshme te objekteve te pasurive kulturore me statusin trashegimi kulturore.

-Shteti shqiptar behet menjehere pronar i ligjshem i objekteve te trashegimise kulturore te cilat nuk jane ne pronesi shteterore por qe jane te vjedhura ose te humbura nese pronari i tyre nuk identifikohet.

-Shteti shqiptar behet menjehere pronar i ligjshem i objekteve te trashegimise kulturore te luajtshme kur keto objekte edhe pse jo ne pronesi shteterore jane nxjerre ne menyre te jashteligjshme jashte vendit.

Historiku i riatdhesimit te objekteve te vjedhura

Historiku i objekteve te riatdhesuara ne Shqiperi fillon me Dean e Butrintit Apoloni e cila u rikthye ne vendin tone nga qeveria italiane ne vitin 1991. Gjendet e ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar.

Ne vitin 2005 kthehen nga Greqia ne Muzeun e Butrintit kokat prej mermeri te Agribes Herkulianes dhe koka e nje femije. Te tri skulpturat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit gjate bastisjes se ndodhur me 1991. Portreti i Herkulianes dhe ai i femijes jane gjetur ne Muzeun Nacional Arkeologjik te Athines ndersa ai i Agribes ne Muzeun Arkeologjik te Janines.

Ne janar 2008 ne Athine ne Akropol ministrit shqiptar i behet dorezimi i shtatit te Artemisit dhe Apolonit qe kane qene te ekspozuara ne Muzeun e Pireut

Ne Maj 2009 rikthehet ne Shqiperi Koka e Zeusit nje objekt me vlera unikale per arkeologjine shqiptare i grabitur ne vitin 1991 nga Muzeu Kombetar i Butrintit ne Sarande.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›