Ndahet nga jeta përkthyesi Gjergj Zheji

Shkrimtari, përkthyesi, studiuesi i letërsisë dhe kulturës shqipe, Gjergj Zheji u percoll mes homazhesh per ne banesen e fundit. Ne kete ceremoni moren pjese kreret me te larte te shtetit shqiptar te cilet e vleresuan Zhejin si nje nga figurat me intelektuale te kombit.
"Do te mbahet mend ne memorien e kombit jo vetem si nje perkthyes me vlera te jashtezakonshme por dhe si hulumtues, studiues, i rrenjeve te veprave me te cmuara te literatures boterore", tha presidenti Bamir Topi. "Bota e mendimit shqiptar humbasin sot nje prej kolloseve te tyre te vertete", u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Me veprat qe la pas Gjergj Zheji do te kujtohet vazhdimisht nga te gjitha moshat, pasi ai i ka ofruar shume shqiptareve. "Une them qe do ta kujtojne te gjitha moshat, ndoshta pa dashur, pa llogaritur dhe ai vete u ka ofruar kete ushqim fisnik shqiptareve per ta kujtuar vazhdimisht ne te gjitha stadet e moshes se tyre. Besoj eshte nje gjetje per tia pasur zili, jo te gjithe ia arrijne te mbushin kete game ushqimi shpirteror per popullin e tyre", u shpreh perkthyesi dhe studiuesi Aurel Plasari.
Gjergj Zheji nuk ishte vetem një romancier e kritik letrar, por ai dha forcë përkthimit, krijoi gjuhën e artit, gjuhën e romanit. "Rinoceronti” nga Ionesco, “Metafizika e dashurisë” nga Artur Shopenhauer, “Ekzistencializmi është humanizëm” i Zhan Pol Sartit, “Aventurat e Hekelber Finit” i Mark Tuein, jane disa nga veprat e perkthyera prej tij. Gjithashtu nje kontribut të jashtëzakonshëm zënë veprat studimore te Zhejit, për folklorin, sepse ai e cilësonte atë filozofinë e popullit shqiptar.
Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e premte , 11 qershor 2010 )