E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mbetet ende punë për të luftuar papunësinë

"Më shumë se 7 milionë amerikanë kanë humbur vendet e tyre të punës që nga fillimi i recesionit ekonomik. Edhe pse Depresioni i Madh arriti të shmangej dhe nuk ka më shqetësim për një kolaps të sistemit financiar, rruga drejt stabilizimit eshte ende e gjatë. Ka ende shumë pune për të bërë". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama duke prezantuar inisiativat e reja të administratës së tij për të rilancuar tregun e punës.
Sektorët ku mund të ndërhyhet sipas tij, janë sipërmarrjet e vogla, infrastruktura dhe energjia. edhe pse disa raporte ekonomike tregojnë se sektori amerikan i fabrikave po përmirësohet por punësimi ende mbetet për të dëshiruar. Një grup biznesi thotë se nga anketimi i disa manaxherëve të fabrikave doli se pritet një rritje prej 5,7 përqind në shitjet e vitit që vjen ndërkohë që rënia e vlerës së dollarit ka shtuar eksportet. Ata gjithashtu presin që rritja e ekonomisë globale të shtojë kërkesat për produkte të prodhuara në Amerikë. Ndërkohë një anketë tjetër tregon se kompanitë më të mëdha amerikane nuk presin që punësimi të përmirësohet për gjashtë muaj, ndërkohë që për disa të tjerë thonë se situata do të përkeqësohet. Presidenti amerikan Barak Obama po propozon një seri nismash që synojnë punësimin e amerikanëve. Presidenti amerikan ishte në insitutin Brokings këtu në Uashington ku parashtroi strategjinë e tij prej tre pjesësh për lehtësimin e papunësisë që ka arritur shifrën prej 10 përqindësh. Obama propozoi thellimin e shkurtimit të taksave për bizneset e vogla të përfshirë në paketën stimuluese prej 787 miliard dollarësh. Ai tha se sipërmarrësit kanë krijuar 65 pëqind të vendeve të reja të punës në Amerikë në 15 vitet e fundit. Gjitashtu shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për shuma të pacaktura shpenzimesh për projektet e infrastrukturës, punë në rrugë, ura, sistemet ujore, rrjetet e internetit si dhe të është quajturat projekte të energjisë së pastër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›