E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT:Ka rritje të çmimeve të produkteve

INSTAT ka deklaruar se ka rritje të çmimeve të produkteve gjatë muajtin nëntor. Sipas përgjegjëses e sektorit të çmimeve në këtë institucion Hazbie Bunguri indeksi i çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2009, arriti 104.1 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007, duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Ajo shtoi gjithashtu se ndryshimi vjetor në muajin Nëntor është 2.8 përqind ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 2.6 përqind.
Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkolike" shënoi një rritje prej 0.8 përqind, me një ndikim prej 0.3 përqind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 11.9 përqind vërehet në nëngrupin nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Këtu mund të përmendim rritjen me mbi 50 përqind të çmimeve të specave, kastravecave dhe patellxhaneve, ritjen e çmimit të spinaqit me 30.6 përqind, bishtajave me 19.8 përqind, domateve me 4.7 përqind, theksoi Bunguri. Më tej ajo shtoi se gjithashtu rritje të çmimeve gjatë muajit nëntor kanë pasur edhe disa nga nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet, "sheqer, reclena, mjaltë etj" 0.8 perqind, "qumësht, djath e vezë" 0.3 perqind, "peshk" 0.8 përqind, etj. Ndërsa çmimet e nëngrupit "fruta" shënuan një ulje prej 8.3 përqind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të, manderinave me 24.5 përqind, limonave me 22.5 përqind, portokalleve me 21.5 përqind, kivit me 17.6 përqind, bananeve me 3.2 përqind theksoi Bunguri në një deklaratë për shtyp.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›