Obama: Me vdekjen e Thatcher, SHBA-ja ka humbur një figurë mike
NJU JORK- Presidenti amerikan, Barack Obama shprehej në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë se ''Bota ka humbur një prej kampionëve më të mëdhenj të lirisë dhe Amerika ka humbur një figurë mike''.
''Me vdekjen e Baroneshës Margaret Thatcher bota ka humbur një prej kampionëve të saj më të mëdhenj të lirisë dhe Amerika një figurë mike'', deklaronte Obama, ku shtonte se Zonja e Hekurt, ''si një bijë nga një familje e thjeshtë arriti të bëhej kryeministrja e parë në Britaninë e Madhe është shembull për vajzat tona''.
''Si kryeministre ajo ka kontribuar në rikthimin e besimit dhe krenarisë së Britanisë së Madhe në nivelin më të lartë, duke qenë se kanë qenë karakteristika të vendit. Si mbështetëse pa rezerva e aleancës sonë transatlantike ishte e bindur se me forcë dhe vendosmëri do të arrinim të fitonim Luftën e Ftohtë dhe të shtrinim edhe më gjerë premtimin e lirisë'', theksohej më tej në deklaratë, ku presidenti veçonte se ''në Amerikë, pjesa më e madhe e shtetasve të thjeshtë dhe politikanëve po ashtu nuk do të harronin kurrë pozicionin e saj përkrah presidentit amerikan Reagan''.
(d.b/BalkanWeb)