Ban Ki Moon kritikon planet izraelite
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka quajtur të jashtëligjshme planet izraelite për prishjen e 22 shtëpive palestineze në pjesën lindore të Jerusalemit.
Shkatërrimi i godinave në favor të një të ashtuquajturi park arkeologjik, i cili duhet të ngrihet atje, është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, deklaroi Ban Ki Moon.
Dëbimi i palestinezëve nga shtëpitë e tyre mund të nxisë edhe më shumë konfliktin në qytetin e ndarë, dhe mund të përkeqësojë edhe më shumë marrëdhëniet e qeverisë izraelite me atë amerikane.
E ardhmja e Jerusalemit lindor është një prej temave kontestuese në marrëdhëniet mes Izraelit dhe palestinezëve. Pjesa lindore e qytetit është pushtuar prej izraelitëve në luftën gjashtë ditore në vitin 1967.