E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë, evakuohet Ministria e Ekonomisë në Athinë

Një telefonatë anomime për bombë ka bërë që e gjithë selia e Ministrisë së Ekonomisë në Athinë të evakuohet plotësisht.

Pas shpërthimit të djeshëm në Ministrinë e Rendit ku u plagos edhe një zyrtar i kësaj selie në shtetin grek është shpallur gjendje alarmi dhe policia ndodhet në gadishmëri.

Ndërkohë autoritetet greke vlerësojnë se objektivi i vërtetë i atentatit të djeshëm ishte ministri i Brendshëm, Michalis Chrisochoidis.

Kryeministri Papandreu në fjalën e tij pas sulmit ka dhënë garancinë e tij se, qeveria dhe qytetarët nuk do të terrorizohen nga këto akte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›