E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mjaft me provokime nga Koreja dhe Irani

Provokimet duhet të ndalen dhe ka ardhur koha që Pyongyangu të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kështu presidenti amerikan dhe homologu i tij nga Koreja e Jugut, ranë dakord mbi nevojën për të ndërmarë masa për zvarritjen e negociatave për denuklearizimin e gadishullit Korean. "Ajo që dua të theksoj është se Presidenti Lee dhe unë jemi dakord për faktin se duam të copëtojmë modelet e së kaluarës, me veprimet provokuese të Koresë së Veriut , e që më pas është gati t'u kthehet bisedimeve, dhe së fundmi, kërkon koncesione", tha Obama gjatë konferencës për shtyp në përfundim të takimit me liderin koreano jugor, pak para se të nisej për në Ëashington. Presidenti i Koresë së Jugut nga ana e tij thotë se Koreja e Veriut mund të shpresojë për ndihmë të fuqishme ekonomike duke hequr dorë nga ambiciet nuklerare nëpërmjet një procesi tërësisht të verfikueshëm dhe sidomos në një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar se me 8 dhjetor do të dërgojë një diplomat të lartë për bisedime të drejtëpërdrejta me qeverinë e Koresë së Veriut, me qëllim përparimin e negociatave për programin kontestues bërthamor të këtij vendi. "Bisedimet duhet të hapin rrugën për vazhdimin e negociatave gjashtë palëshe", theksoi Obama pas një takimi në Seul me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Myung Bak. Obama lavdëroi rritjen ekonomike në këtë vend, e cila ka bërë që Koreja e Jugut të bëhet një prej faktorëve të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Koreja e Jugut është stacioni i fundit në vizitën nëntë ditore të Presidentit amerikan në Azi. Ndërkaq koreano jugorët kanë zhvilluar manifestime pro dhe kundër shba-së të enjten në Seul. Turma të shumta njerëzish ishin mbledhur nëpër rrugë për të pritur me brohorima, me pankarta mireseardhjeje dhe flamuj amerikanë shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa hodhën edhe parrulla kundër Koresë së Veriut. Ndërsa në afërsi të pallatit presidencial, pati edhe protesta anti amerikane , nga disa grupe qytetarësh pro Koresë së Veriut. Ata thanë se ishin kundër aleancës SHBA- Kore e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›