E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e parë nga gripi i derrit në Maqedoni


Në Maqedoni u regjistrua viktima e parë nga gripi i derrit A/H1N1.

Bëhet fjalë për një shqiptar 32- vjeçar, i shtruar para dy ditëve në Spitalin e Shkupit me temperaturë të lartë dhe frymëmarrje të rënduar.

Si pasojë e gripit personi në fjalë kishte marrë edhe një formë të rëndë të pneumonisë.

Ndërkohë të dhënat zyrtare të institucioneve bëjnë të ditur për 9 raste të reja me virusin A/H1N1, ndërsa në trajtim mjekësor janë 29 persona.

Lajmin për viktimën e parë nga gripi i derrit e konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›