Obama-Monti: Në favor të rritjes ekonomike dhe punësimit

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri i Italisë, Mario Monti, kanë vlerësuar në Uashington se është e domosdoshme, që të ketë stimulim shtesë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Evropë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Mbrëmë vonë, Obama dhe Monti kanë biseduar për situatën ekonomike në Evropë dhe kanë rënë dakort se është i domosdoshëm intensifikimi i përpjekjeve për realizim të rritjes ekonomike dhe krijim i vendeve të reja të punës.