Pakistan, pritet rihapja e rrugëve për NATO-n

Kabineti i Pakistanit pritet të miratoj rihapjen e kufirit të këtij vendi për karvanet me furnizimet për trupat e NATO-s në Afganistanin fqinjë.
Takimi i sotëm i qeverisë poashtu pritet ta miratoj pjesëmarrjen e presidentit Asif Ali Zardari në samitin e NATO-s në Çikago të Shteteve të Bashkuara, për bisedimet për të ardhmen e Afganistanit.
NATO-ja e ka ftuar Zardarin në samit ndërsa kishte shenja se qeveria e Pakistanit ishte e gatshme t`i rihapë rrugët e funrizimit.
Pakistani i ka mbyllur kufijtë e tij për NATO-n para gjashtë muajsh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 24 ushtarëve pakistanezë nga një sulm ajror i aleancës.
Shtetet e Bashkuara patën shprehur keqardhje për vrasjet, por patën refuzuar të kërkojnë falje.
Ky incident i kishte përkeqësuar edhe më tepër raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit.