E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Maqedoni me prapavijë politike

Mbi 68,46 për qind e qytetarëve theksojnë se tensionet e fundit në Maqedoni kanë prapavijë politike, 13,38 për qind thonë se janë reale. Kështu thuhet në anketën e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza.

Anketa e QHA-së me seli në Shkup, një organizatë e re për hulumtimin e opinionit, jep vlerësimet e qytetarëve edhe për zhvillimet e tjera në vend.

Në këtë anketë me rëndësi është edhe pyetja e parashtruar se “A vlerësoni se pushteti gjyqësor në Maqedoni është i politizuar ?

Në këtë pyetje mbi 65,66 për qind e qytetarëve kanë dhënë përgjigjen “Po”, 14 për qind kundër, ndësa 20 për qind janë deklaruar se nuk dijnë.

Hulumtimi nxjerrë në sipërfaqe edhe zhgënjimin e madh të qytetarëve lidhur me korrupsionin në shtet dhe mungesën e lirisë së medias. Mbi 67 për qind e qytetarëve të anketuar kanë theksuar se ka korrupsion në administratën shtetërore, ndërsa vetëm 12 për qind janë shprehur kundër. Lidhur me lirinë e medias, mbi 66 për qind janë deklaruar se nuk ka liri të medias.

Qytetarët janë deklaruar edhe lidhur me projektin “Shkupi 2014”, ku mbi 56 për qind e tyre janë deklaruar se ky projekt nuk është në interes të qytetarëve, ndërsa 25 për qind kanë përkrahur realizimin e këtij projekti. Në anketë shprehen edhe shqetësimet e qytetarëve për varfërinë, papunësinë dhe trendet e vështirësive të tjera të standardit jetësor në Maqedoni.

Anketa është realizuar në 15 qytete gjatë muajit mars, ku janë marrë parasysh aspektet demografike dhe etnike në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›