E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen tri gra në port me 8 kg drogë

Droga ishte e fshehur në sarbatorin e makinës, teksa ishte e ndarë në 10 pako. Lënda narkotike u kap pas mesnate në port në një automjet tip Ford Fokus.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesen e mjetit, Donika Dervishi, dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi 32-vjeç, nga Durrësit, dhe Sonila Popa, 31-vjeç nga Tirana.

Gratë po udhëtonin në drejtim të Italisë, ku edhe dyshohet se do të transportohej lënda narkotike. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse gratë janë pjesë e ndonjë rrjeti trafiku të drogës. /Start/

                                                                                             2012-08-25 10:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›