E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Gratë mundësi reale kundër krizave

 Në këtë panel, ku u diskutua lidhur me shkaqet e krizës financiare globale si dhe buxheti gjinor, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli vuri theksin tek ndikimi i rolit të gruas në dhënien e zgjidhjeve për krizën ekonomike përmes alternativave të tyre në kapërcimin e kësaj situate globale.

“Pse të mos shihen mundësitë në kohë sfidash. Është koha për politika të reja ndaj gruas. Është mençuri të investosh tek gruaja. Kriza ekonomike globale mund të jetë një mundësi për të krijuar politika të reja gjinore. Investimi për gratë mund të jetë një zgjidhje e zgjuar. Gratë mund të jenë një alternativë për krizën globale. Në syrin e kësaj krize ekonomike globale, gratë mund të jenë elementët e ndryshimit.” u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli.

“Dy ditë më parë, revista Forbes rendiste në top listën e 100 grave më të fuqishme të botës kancelaren gjermane Angela Merkel, Sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, dhe presidenten braziliane Dilma Rusef. Disa tituj kryesor ngrinin pyetjen: Hilari Klinton, Merkel, Ledi Gaga: Cila prej tyre është më e fuqishme? Unë se di këtë. Ajo që di është se këto lidere kanë një zë të fuqishëm sot në botë. Ato janë modele për miliona dhe miliarda gra në botë. Ato inspirojnë. Ato janë vendimmarrëse të shkëlqyera. Roli i tyre, ndikimi i tyre për t'i dhënë formë jetës ekonomike, sigurisë dhe kulturës, është i pabesueshëm. Ja pse, kur ne çlirojmë potencialin ekonomik të grave, ne ngremë përformancë ekonomike të komuniteteve, kombeve, dhe botës”, u shpreh Topalli duke folur në panel.

Gratë, u shpreh Kryetarja Topalli, përbëjnë gjysmën e popullatës në Evropë dhe në botë. Në parlamentet tona ato përfaqësojnë më pak se 30%. Kjo është si të kesh një vrimë të zezë në shoqërinë tonë. Imagjinoni, madje edhe tani, madje edhe 12 vjet pas mijëvjeçarit të dytë”. /Start/

                                                                                             2012-08-24 16:28
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›