Obama Nderhyrja ne Libi e domosdoshme

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama deklaron para amerikanëve se ndërhyrja në Libi ishte domosdoshmëri ndonëse pjesëmarrja e SHBA-ve e kufizuar. Ndërkohë nga zona e operacionit në brigjet e Libisë është tërhequr tashmë një nga anijet luftarake amerikane. Në një fjalim televiziv Obama tha se sundimtari i Libisë Moamer Gadafi është "dobësuar keqazi" nga sulmet ajrore të Perëndimit, dhe se fushata ushtarake e Gadafit kundër kryengritësve libianë është ndalur.
Nga Uashingtoni, Obama argumentoi vendimin për tu bashkuar me koalicionin ndërkombëtar duke thënë se Gadafi kërcënoi një kasaphanë për kundërshtarët e tij politikë me qëllim që të ruajë pushtetin.Duke folur në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, Obama tha se një kasaphanë e tillë në qytetin e Bengazit do të mbetej njollë "në ndërgjegjen e botës".
Ndërkohë nga Libia ku avancimi i kryengritësve përgjatë bregut vazhdon kreu i këshillit kombëtar të tranzicionit Mustafa Abdeljalil,deklaroi se Koloneli Muammar Gheddafi do të gjykohet në Libi pas fitores së kryengritësve. E ndërsa bombardimet e forcave të koalicionit kanë vazhduar në Tripoli sfidues para turmave është shfaqur Khamis Geddafi, i cili mendohej se kishte humbur jetën nga sulmet e koalicionit.
Delina Bitraku