FMN hua prej një miliard eurosh për Bosnjën
"Këshilli ekzekutiv i FMN-së miratoi sot këtë marrëveshje stand-by për tre vjet për Bosnje-Hercegovinën" që ka si destinacion të ndihmojë vendin të kapërcejë krizën ekonomike botërore'', njoftoi Fondi në një komunikatë.
Një këst i parë prej 200 milionë eurosh do të livrohet menjëherë ndërsa pagesat e tjera do t'u nënshtrohen rishqyrtimeve tremujore, saktëson komunikata.
Marrëveshja për këtë hua u nënshkrua në maj nga Bosnja dhe FMN-ja, por Fondi u kishte kërkuar vendeve ballkanike të angazhohen në reduktimtin e shpenzimeve publike me më shumë se 300 milionë euro.
Dje zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, Takatoshi Kato, deklaroi se është i kënaqur nga përpjekjet për reforma të ndërmarra nga qeveria boshnjake.
Banka Botërore parashikon një tkurrje të fortë të ekonomisë boshnjake në 2009 për arsye të krizë botërore. Një ndihmë e FMN-së është e nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit.