E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nelson Mandela është një hero për botën

DAKAR- Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot në Dakar, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, se ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është një hero për botën, bënë të ditur burime zyrtare vendase. 

"Mandela është një hero. Mendoj se është një hero për të gjithë botën", deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij senegalez, Macky Sall. 

Nelson Mandela, 94 vjeç ndodhet në një klinikë në Pretoria, ku u shtrua për shkak të një infeksioni pulmonar.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›