Këlcyrë, rinisin kërkimet në Vjosë për trupin e 20-vjecarit të zhdukur
KËLCYRË- Ka rinisur pasditen e sotme operacioni për gjetjen e trupit të 20-vjecarit të zhdukur në afërsi të Grykës së Mezhgoranit.
Emiljano Xhani u zhduk 4 ditë më parë në ujërat e lumit Vjosë, teksa udhëtonte drejt Këlcyrës. Mjeti me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin në rrugë, ndërkohë që trupi i tij ka rënë në ujërat e lumit Vjosë, por gjatë kërkimit të parë trupi i Xhanit nuk u gjet përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa, ku u përqendruan kërkimet e polumbarëve.
Mësohet se sot, operacioni i kërkimit përbëhet nga tre polumbarë, ndërsa 8 të tjerë i përkasin forcave RENEA.
Mësohet se i zhdukuri E. Xhani udhëtonte në makinë me shokun e tij, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 23 qershorit.
(m.a/BalkanWeb)