E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërdoruan fondet, KLSH-ja padit disa zyrtarë të Ministrisë së Punës

Ministria-e-PunesTiranë- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë sot një kallzim penal ndaj disa zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi akuzohen për shpërdorim të fondeve publike. Më konkretisht kallzimi është bërë ndaj drejtorit dhe këshilltarit të Kainetit, konkretisht K.B dhe TH.K, si dhe ndaj Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse F. B.

Kjo padi ka ardhur pas i gjatë një auditimi të kryer në muajin maj për të parë administrimin e pronës shtetërore dhe fondeve publike, u vunë re një sërë shkeljesh dëmi i të cilave në buxhetin e shtetit është më shumë se 23.728.976 lekë.

Gjatë këtij auditimi u konstatuan:

1. Blerje e pajisjeve për sallën e mbledhjeve në shumën 1,846,800 lekë, duke mos justifikuar dhe pasur argumente mbi domosdoshmërinë e këtij shpenzimi, për më tepër kur ky shpenzim ishte kryer në fund të vitit 2007. Po ashtu, rezultuan shkelje e kompetencave në procesin e blerjes; përdorimi i fondeve të institucioneve vartëse, pa i transferuar ato sipas përcaktimeve në ligj.

2. Caktimi i Drejtorit të Kabinetit të Ministrit në mjaft raste si Kryetar i komisioneve të eventeve sociale apo të komisioneve të prokurimit të fondeve, në kundërshtim me funksionet e përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Ministrisë. Konkretisht: 2.a. Në organizimin e aktivitetit Prezantimi i mekanizmit kombetar te referimit te rasteve te viktimave te dhunes ne familje, kane rezultuar shkelje dhe parregullsi ligjore dhe mungese te konkurrences, pasi subjektet konkurrues kane qene ne kushtet e konfliktit te interesave, duke shmangur konkurrimin e ndershem te ofertuesve, me dem ekonomik per Shtetin ne vleren 1,526.000 Leke. 2.b. Në organizimin e ngjarjes sociale Bota femërore, një sfidë me shumë gra në vendim-marrje, janë paguar shpenzime të pajustifikuara per dekorin e aktivitetit per 7 dite ne vleren 417.426 Leke.

3. Shpenzime të padrejta për shërbime jashtë shtetit në vlerën 10,613 Euro dhe pagesa të tjera të kryera padrejtësisht për Këshilltarin e Ministrit për punë fiktive. Shpenzimet në euro përfaqësojnë rastet kur pala pritëse mbulonte shpenzimet totale ose të pjesshme, ndërsa në urdhrat e shërbimit të firmosura nga Ministri, përcaktohej që edhe Ministria të mbulonte shpenzimet e shërbimit, si dhe raste të shpenzimeve fiktive për pritje- përcjellje të delegacioneve të huaja ose jo, pa dokumente argumentuese dhe justifikuese bashkëlidhur, në kundërshtim flagrant me moralin dhe kërkesat e ligjit. Këshilltari i Ministrit, për periudhën objekt auditimi, gusht 2011 deri më 31 dhjetor 2012, ka rezultuar se ka qenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për 270 ditë, nga të cilat 160 ditë pune të paguara dhe të pajustifikuara dhe ku përgjegjësia direkt për këtë rëndon mbi Drejtorin e Kabinetit të Ministrit,- thuhet në deklaratën për shtyp të KLSH-së.

Më tej citohet se ka pasur parregullsi edhe në në drejtim të organizimit dhe funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror(SHSSH), lidhur me nxjerrjen e urdhrave për “revokimin e akteve administrative” të Drejtorit të Përgjithshëm të SHSSH, në kundërshtim me ligjin. Po ashtu gjatë auditimit u vu re moszbatimi nga titullari dhe strukturat përgjegjëse i rekomandimeve të lëna në auditimet e mëparshme të kryera nga KLSH dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion i Këshillit të Ministrave, për marrjen e masave organizative, shpërblim dëmi dhe masa disiplinore.

KLSH-ja ka rekomanduar në padinë e saj, shpërblimin e dëmit, zgjidhjen e kontratës së punësimit për të tre personat e mësipërm, si dhë jnjë sërë masazh për disa zyrtarë të tjerë që janë kapur me shkelje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›