E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Plani i BE-se per pergjysmimin e borxhit grek mase progresive

Presidenti amerikan Barak Obama tha se nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja e Bashkimit Evropian për të shkurtuar borxhin e Greqisë dhe për të rritur fondin e shpëtimit ekonomik është një masë progresive. Obama tha se zbatimi me rigorozitet i planit është esencial dhe se marrëveshja e Bashkimit Evropian është një hap drejt zgjidhjes së krizës së eurozonës.

“Mbeta shumë i kënaqur kur pashë udhëheqësit e Evropës se ishin dakord se është si në interes të Evropës ashtu edhe të gjithë botës që situata të stabilizohet. Për mendimin tim ata kanë bërë përparim në ndjeshëm gjatë javës së fundit dhe esenciale tani është që ajo të zbatohet me efikasitet”.

Obama tha se gjendja e ekonomisë së Evropës ndikon drejtpërdrejt në ekonominë amerikane.

“Nëse Evropa është e dobët, nëse Evropa nuk shënon rritje ekonomie, si partneri ynë më i madh tregtar, ajo do të ketë ndikim në bizneset tona dhe në aftësinë tonë për të krijuar vende pune këtu në Shtetet e Bashkuara”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i bindën bankat dhe investitorët të pranonin një humbje prej 50 përqindësh nga bonot greke të thesarit që do të ulë borxhin e Greqisë përgjysmë. Në bazë të planit, bankat duhet të grumbullojnë edhe 148 miliardë dollarë deri në muajin qershor, ndërsa 17 vendet e eurozonës do të ngrenë fondin e tyre të shpëtimit ekonomik në 1.4 trillionë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›