E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi protesta pas rezultatit te zgjedhjeve

Protesta të dhunshme shpërthyen në qytetin qendror të Sidi Bouzid në Tunizi pas rezultateve të zgjedhjeve të para demokratike dhe të lira që vendi zhvilloi ditën e dielë.

Qindra protestues janë përleshur ashpër me forcat e sigurisë ku këto të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ata po protestonin kundër anulimit të vendeve të fituara nga Partia Lista Popullore në gjashtë njësitë zgjedhore për shkak të "parregullsive financiare".

Partia e moderuar islamike e Tunizisë, Ennahda, ka fituar zgjedhjet e para demokratike të vendit, pas kryengritjeve te pranverës arabe.

Zyrtarët vendas thonë se rezultatet tregojnë se Ennahda, fitoi më shumë se 41% të votave, duke siguruar 90 vende në parlamentin prej 217 vendesh.

Qyteti ku janë mbledhur protestuesit është dhe vendlindja e protestave të dhunshme nëntë muaj më parë të cilat shënojnë dhe fillimin e pranverës arabe.

Ennahda, e cila u ndalua nën regjimin e mëparshëm, thotë se ka modeluar veten në palën qeverisëse

Udhëheqësi i partisë Rachid Ghannouchi u zotua se të drejtat e çdo tuniziani do të mbrohet nga autoritetet e reja.

"Ne do të vazhdojmë këtë revolucion për të realizuar synimet tona për një Tunizi që është e lirë, e pavarur, në zhvillim dhe e begatë, në të cilën të drejtat e Zotit, Profetit, gra, burra, fetare dhe jo-fetare janë të siguruar, sepse Tunizia është për të gjithë, "i tha Ghannouchi një turme mbështetësish.

Por, pavarësisht nga premtimet, fitorja e Ennahda është duke shkaktuar shqetësim në disa pjesë të Tunizisë, të cilët i frikësohen mundësisë se partia më vonë mund të ndryshojë politikat e saj.

Megjithatë situata në vend paraqitet e tensionuar pasi edhe pse vendi është zgjuar i qetë, protestuesit kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri sa Tunizia të jete një vend i lirë dhe demokratik .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›