E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama SHBA vazhdon perkrahjen per Kosoven

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama ka pritur te premten ne Nju-Jork presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiun te cilin e ka siguruar se SHBA-te ne vazhdimesi do te jene perkrah shtetit te Kosoves.

Ne takimin qe u realizua ne kuader te pritjes tradicionale vjetore qe presidenti Obama organizon per lideret e shteteve ishte e pranishme edhe zonja e pare Nezafete Sejdiu.

Gjate takimit presidenti Sejdiu e falenderoi homologun e tij amerikan Obama per perkrahjen e vazhdueshme qe SHBA i kane dhene dhe po i japin Republikes se Kosoves.

Nga ana e tij presidenti Obama ritheksoi perkushtimin e SHBA ndaj Kosoves.

Do te jemi me ju do tju perkrahim ne vazhdimesi ka thene presidenti Obama gjate takimit te shkurter me homologun e tij presidentin Sejdiu.

Ne pritjen e organizuar nga presidenti Obama presidenti Sejdiu zhvilloi takime me nje numer te madh burreshtetasish nga shtete te ndryshme anekend globit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›